Azealia Banks u vu në qendër të vëmendjes të një veprimi të çuditshëm gjatë koncertit të ‘Wynwood Pride’.
Pasi performoi vetëm katër këngë gjatë setit të saj, ajo nisi të fliste për mënyrën sesi promovuesit vazhdonin të ndryshonin orarin e saj.
“Nuk jam vërtet e lumtur që jam këtu. Unë po përpiqem, por është e vështirë. Unë me të vërtetë nuk dua që të jem këtu”, tha ajo.
Sapo ia ndalën mikrofonin, Banks u zemërua gjithnjë e më shumë dhe ajo u largua menjëherë nga koncerti, duke i lënë pjesëmarrësit e koncertit të zhgënjyer dhe konfuzë.