Të kundërtat tërheqin,të paktën kështu thuhet e besohet gjerësisht. Ashtu siç mund ta merrni me mend, nuk është gjithmonë e lehtë.

Kushdo që ka në krahë shenjën e kundërt zodiakale e di sa përpjekje duhen për ta bërë lidhjen të funksionojë.

Në astrologji formohen gjashtë çifte kozmike të quajtura polaritete, të cilat janë dy shenja që qëndrojnë drejtpërdrejt përballë njëra-tjetrës.

Dashi + Peshorja
Kjo dyshe ka të bëjë me një ekuilibër delikat midis vetvetes dhe të tjerëve. Dashi është impulsiv e kokëfortë (i drejtuar nga Marsi), ndërsa Peshorja (e drejtuar nga Venusi që kërkon ekuilibrin) e qetë dhe harmonike. Dashi shpërthen në të qindtën e sekondit, ndërsa Peshorja shuan konfliktet në të qindtën e sekondit. Skenari më i mirë? Peshorja i mëson Dashit si të qetësohet dhe të ndajë “skenën” me të tjerët ndërsa Dashi mëson partnerin/en të tregohet i vërtetë e të mos vendosë gjithmonë nevojat e të tjerëve para.

Demi + Akrepi
Demi, i sunduar nga Venusi, e rrotullon jetën e tij rreth gjërave që e kënaqin, e plotësojnë, dhe Akrepi (i sunduar nga Plutoni, perëndia e nëntokës) zhytet thellë për të zbuluar skutat më të errëta të njerëzve. Në mënyra të ndryshme, secili pasuron shumë jetën e tjetrit. Demi mund t’i ofrojë Akrepit shumë kënaqësi dhe një jetë të mirë, ndërsa Akrepi nxit Demin të eksplorojë të panjohurën e “egër”.

Binjakët + Shigjetari
Si Binjakët ashtu edhe Shigjetarët janë të dy super kurioz për njëri-tjetrin dhe për gjithçka. Binjakët përqendrohen në detaje ndërsa Shigjetari aventurier (i sunduar nga Jupiteri) përpiqet ta shohë jetën e tijë të gjithë si një tablo. Së bashku, ata janë praktikisht të pandalshëm.

Gaforrja + Bricjapi
Bricjapi, i sunduar nga Saturni shumë i rreptë, i pëlqen logjika dhe di të punojë, të punojë, të punojë, ndërsa Gaforrja e udhëhequr nga Hëna noton në ujëra më intuitivë. Kate Middleton dhe Princi Ëilliam janë një bashkim Gaforre-Bricjap dhe ja ku janë duke jetuar në një Pallat Mbretëror

Luani + Ujor
Luani gjithçka që mendon lidhet me ngjitjen e shkallëve të karrierës dhe sociales, ndërsa Ujorin e shqetësojnë ‘hallet e botës” . Secili ka diçka për t’i mësuar tjetrit, ndaj ndonëse të ndryshën, të lindurit nën këto shenja shkojnë me të vërtetë shumë mirë.

Virgjëresha + Peshqit
Virgjëresha është shenja e zgjuar e zodiakut dhe Peshqit ëndërrimtarët e butë. Të dy dëshirojnë të jenë në shërbim të të tjerëve, por qasjet e tyre janë…, të ndryshme. POR në fund, a nuk ka rëndësi qëllimi final.

MUND TË JU PËLQEJNË