Nëse fati nuk ka qenë me ju kohët e fundit, mund të keni nevojë për një hajmali, që mund ta sjellë atë përsëri tek ju.

Por jo një hajmali çfarëdo. Zgjidhni atë që bën për ju, në varësi të shenjës së horoskopit.

1.Dashi
Jeni shenja e zjarrit, që do të thotë se ngjyrat e ndritshme janë të mbara për ju (e kuqja, portokallia). Simbolet tuaja me fat janë dielli, hëna dhe yjet. Për femrat, bizhuteritë rubin janë hajmali shumë fatsjellëse.

2.Demi
Shenja juaj drejtohet nga Afërdita dhe metali i preferuar i Perëndeshës është bakri. Aksesorët tuaj me fat duhet të bëhen prej bakrit, por çdo bizhuteri metalike me gurë të çmuar mund t’ju sjellë pasuri, shëndet dhe dashuri. Për të sjellë fat në shtëpinë tuaj, varni një patkua mbi derë.

3.Binjakët
Duke qenë një shenjë e ajrit, zogjtë, fluturat dhe pilivesat janë perfekte për ju. Këto simbole mund t’ju sjellin popullaritet, imagjinatë, kreativitet dhe liri. Nëse dëshironi të bëheni më krijues dhe komunikues, duhet të mbani një pendë zogu në shtëpinë tuaj, ose në tavolinën tuaj të zyrës. Për të shmangur fatin e keq, gjithmonë duhet të keni një pasqyrë.

4.Gaforrja
Elementi juaj është uji, kështu që simbolet tuaja me fat janë peshqit, yjet e detit, delfinët, ose çdo simbol tjetër që lidhet me ujin. Nëse doni të tërhiqni lumturinë në sektorin e dashurisë, vishni perla ose guacka. Nëse ajo që ju nevojitet është fat me karrierën, duhet të mbani një xhevahir argjendi në formën e Hënës.

5.Luani
Dielli, Hëna dhe yjet janë simbolet më me fat për të gjithë. Por, për shkak se jeni një shenjë e zjarrit, duhet të mbani bizhuteri të florinjta, në formën e zjarrit ose të Diellit. Simbolet e maceve janë gjithashtu fatsjellëse për ju, veçanërisht në karrierën tuaj. Keni nevojë për fat në hijeshi, kur shkoni në udhëtime të gjata, sepse nuk jeni personi më i kujdesshëm në botë.

6.Virgjëresha
Hajmalitë tuaja më me fat janë gurët natyralë, veçanërisht ata që kanë vrima rrethore në to. Duhet të kërkoni për sendet që simbolizojnë tokën, mund të jenë bizhuteri ose objekte dekorimi. Për prosperitet, vishni bizhuteri që simbolizojnë fruta: mollë, kumbulla, pjeshkë.

7.Peshorja
Ashtu si të gjitha shenjat e tjera të ajrit, keni nevojë për hajmali që simbolizojnë zogjtë. Për fat në biznes, mbani një objekt në formë fajkoi me vete. Zogjtë e vegjël ju sjellin fat në dashuri dhe shoqëri.

8.Akrepi
Hëna është simboli juaj më me fat. Hëna përfaqëson të nënvetdijshmen tuaj, që mund t’ju dërgojë mesazhe të rëndësishme nëse mësoni si ta dëgjoni atë. Sende të argjendta me yje do t’ju sjellin sukses profesional, ndërsa simbolet e gjarpërinjve dhe mollës mund t’ju sjellin lumturi në dashuri.

9.Shigjetari
Ashtu si shenjat e tjera të zjarrit, keni nevojë për përfaqësimin e yjeve dhe të Diellit. Simboli i shenjës suaj që do t’ju sjellë edhe fat është: harku dhe shigjeta. Nëse mbani një varëse me zemër dhe shigjetë, shanset për të gjetur gjysmën tuaj më të mirë do të rriten ndjeshëm.

10.Bricjapi
Është mirë që të kesh një gur në çdo kohë, qoftë i çmuar ose jo. Guri më i mirë për ju është kuarci rozë, i cili ju ndihmon të mbani fokusin tuaj në mënyrë që të arrini ëndrrat tuaja.

11.Ujori
Krijesat me krahë sjellin fat për të gjitha shenjat e ajrit, duke përfshirë edhe tuajën. Në mënyrë që të mbani aksidentet larg, mbani një nusepashkë. Bleta do t’ju ndihmojë të shmangni problemet financiare, ndërsa pilivesa do t’ju ndihmojë të rrisni kreativitetin tuaj.

12.Peshqit
Simbolet tuaja me fat janë deti, valët, lumenjtë dhe ujëvarat. Midis metaleve, zgjedhja juaj më e mirë është argjendi, ndërsa guri juaj me fat është smeraldi. Nëse doni të jeni të suksesshëm në jetën tuaj të dashurisë, mbani një varëse me delfin. (Burimi: tej.al)

MUND TË JU PËLQEJNË