Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zeka: Kurti i ka thënë prokurorit special ‘bëj diçka’ ndaj Thaçit

nga Revista Kosovarja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti ka kontribuar në ngritjen e aktakuzave për krime lufte nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi.

“Albin Kurti sa ka qenë kryeministër i ka thënë prokurorit të Gjykatës Speciale bëj diçka”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”.

“Kurti e ka ndërtuar një piramidë me urrejtje dhe akuza, konkretisht ndaj Thaçit”, ka deklaruar ai.

“Qëllimisht ka thënë këta janë hajna, bandita. Kjo i ka kontribuar kësaj deklarate politike të prokurorit, sepse e ka parë terrenin e morrave në Kosovë”, është shprehur ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]