Vala

Një nënë shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë në Britani së bashku me vajzën e saj dy vjeçare.

24-vjeçarja Sebjana Myzeqari dhe e vogla e saj Enissa janë parë për herë të fundit më 2 prill në Doncaster.

Sipas BBC, shqiptarja nuk ka përdorur telefonin e saj, as kartën e bankës dhe nuk rezulton të jetë larguar nga Britania, raportojnë mediat shqiptare.

Policia britanike është shprehur e shqetësuar për sigurinë e nënës dhe vajzës së saj.

Sipas oficerit britanik Neil Thomas, Myzeqari kishte ardhur nga Shqipëria tre vite më parë dhe 2-vjeçarja Enissa është e regjistruar në çerdhe, ndonëse nëna e saj bën një jetë shumë të izoluar dhe ka shumë pak miq në qytet, përcjell albinfo.ch.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj dyvjeçare rezultojnë të zhdukura nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri. Policia u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që kanë informacion rreth tyre të kontaktojnë numrin 101.

Ndërkohë edhe policia shqiptare është vënë në kërkim të tyre, por pa mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tyre.

 

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË