Duke filluar nga dita e sotme Mërkuri, planeti i ideve dhe jo vetëm, do të zmbrapset përkohësisht, të paktën deri në javën e parë të gushti t, duke sjellë një erë ndryshimesh tek të gjitha shenjat.

Nëse menduat se ky muaj do të ishte gjithë shend e verë gaboheni, pasi keni akoma rruë përpara.

Dashi: Gjatë verës të gjithë jemi më të lirë dhe të shkujdesur, por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga përgjegjësitë që keni. Duket e çuditshme, por Dashi është pikërisht një prej atyre shenjave që duhet të mbledhë veten dhe të kthehet me këmbë në tokë, pasi po e tepron më shumë se ç’duhet.

Demi: Mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga mirësia juaj, por nxirrni kthetrat dhe tregojuni se nuk mund t’ju nëpërkëmbin. Është momenti të luftoni për atë që ju përket.

Binjakët: Binjakët janë gjithmonë të pavendosur dhe dyshues, kjo është edhe arsyeja kryesore përse u shmangen debateve dhe përfshihen në marrëdhënie toksike. Por kjo situatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Duhet të përballeni me veten, por edhe të tjerët.

Gaforrja: Mërkuri i zmbrapsur u këshillon të gjitha Gaforreve të tregohen më të kujdesshme dhe të mos bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot. Do të keni kohë për të treguar veten, për momentin shtrini këmbët sa keni jorganin.

Luani: Luani do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por ky nuk është momentin për ekzibicionizëm. Sa më pak të flisni, aq më mirë do të jetë për ju.

Virgjëresha: Shmangni me patjetër çdo njeri apo situatë që i vë kufi lirisë suaj. Keni nevojë të kaloni kohë të vyer me njerëz pozitivë dhe të mos lodhni mendje me hallet e të tjerëve.

Peshorja: Peshoret janë një ndër shenjat më besnike të horoskopit dhe jo vetëm në marrëdhënie me partnerët, por edhe me idetë e qëndrimet e tyre. Nuk është aspak e lehtë t’i bindësh të ndërrojnë mendje, por gjatë kësaj vere kanë nevojë të bëjnë ndonjë lëshim të vogël.

Akrepi: Pas Peshores, Akrepi është shenja e dytë që duhet të ngadalësojnë hapin dhe të bëjë ndonjë kompromis nëse nuk do që të mbesë vetëm. Mërkuri u tërheq veten gjithë egoistëve të lindur në këtë shenjë, të cilët mendojnë se janë mbi të gjithë.

Shigjetari: Vera është stina është e preferuar e Shigjetarit, sepse vera nënkupton çlodhje, argëtim dhe mbi të gjitha aventura. Ky është momenti juaj, ndaj shijojeni pa u penduar më vonë.

Bricjapi: Jeni gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për t’u rritur profesionalisht, për të bërë shumë para dhe shijuar suksesin, por a jeni të kënaqur me atë çfarë keni arritur? Ndoshta duhet të ‘’investoni’’ në fushën e ndjenjave, po aq sa investoni për të bërë më shumë para.

Ujori: Ndërkohë që një pjesë e shenjave po shfrytëzojnë javët e para të korrikut për t’u dëfryer dhe provuar eksperienca të reja, për Ujorin kjo është një fazë kur i duhet të reflektojë. Keni nevojë të mësoni të pranoni ashtu si jeni, pa u imponuar tek të tjerët.

Peshqit: Zmbrapsja e Mërkurit do t’i fusë shkopinjtë nën rrota Peshqve, sidomos në çështjet e zemrës, por kjo është për të mirën tuaj. Më në fund do t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike dhe të gënjeshtërt.

MUND TË JU PËLQEJNË