1. Kosova është e proklamuar si shtet multientik dhe ka mbikëqyrje civile e ushtarake të huaj. Prandaj me statusin e saj specifik që e ka, nuk mund të funksionojë si shtet mirëfilli kombëtar, përkundër ideve dhe ndjenjave tona kombëtare. Por, kjo gjendje duale nuk ka pse e bën Kosovën më pak të dashur për shqiptarët e saj dhe për shqiptarët në përgjithësi. Kosova si shoqëri është dhe do të mbetet shqiptare, por si shtet me obligime ndërkombëtare ndaj pakicave, veçmas ndaj pakicës serbe. Ky realitet nuk ndryshon nëse ne e imagjinojmë një realitet tjetër. Ky realitet mund të ndryshojnë nëse ne arrijmë ta bëjmë Kosovën një shtet të suksesshëm, të integruar në NATO dhe në BE, ku pastaj edhe funksionalisht bëhet pjesë përbërëse e botës shqiptare-atlantike.
2. Marrëveshja Ushtarake-Teknike e firmosur ndërmjet NATO- dhe RFJ-së ka larguar të gjitha forcat serbe nga territori i Kosovës. Deri sa të jetë në fuqi ajo marrëveshje, forcat serbe nuk mund të kthehen në Kosovë. Logjikisht, ajo marrëveshje mund të rishikohet, vetëm pasi të jetë arritur një marrëveshjeje përfundimtare politike e mishëruar edhe në një rezolutë të re të KS të OKB-së. Nëse Marrëveshja Ushtarake-Teknike do të suspendohej njëanshëm nga NATO, gjendja e luftës në Kosovë do të rikthehej në atë çast. Rjedhimisht, politika shtetërore në Kosovë, duhet ta ketë gjithmonë para sysh partneritetin strategjik me NATO-n e veçmas me SHBA-në. Ndryshimi eventual anti atlantik i politikës shtetërore në Kosovë, mund të ketë pasoja fatale.
3. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit ka legjitimuar prezencën ushtarake e civile ndërkombëtare në Kosovë. Deri sa të jetë në fuqi kjo rezolutë, prezenca civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë është e pashmangshme, me të gjitha konsekuencat që kjo nënkupton. Pra edhe ato negative. Por ky është realiteti. Asnjë politikë shtetërore normale nuk duhet të krijojë disponim anti OKB në Kosovë.
4. Bashkimi Evropian është i mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s për ta ndërmjetësuar dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë. Gjasat janë se deri sa të arrihet një marrëveshje përfundimtare, mandati i Bashkimit Evropian do të mbetet në fuqi. Prandaj në çdo rast, fushatat kundër zyrtarëve të Bashkimit Evropian, janë në dëm të Kosovës.
5. Opinioni i Gjykatës së Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës, është i favorshëm, por nuk është obligativ. Si i tillë duhet të afirmohet sa më shumë, por të mos mbahemi pas tij si pianeci për gardhi.
6. Plani i Përgjithshëm i Marti Ahtisarit nuk është miratuar nga Këshilli i Sigurimit, prandaj nuk prodhon obligime për shtete që nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës. Duhet të kërkohen rrugë të tjera për të ndryshuar qëndrimin e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, veçmas atyre të Bashkimit Evropian.
7. Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 është në themel të pavarësisë dhe duhet të mbetet e tillë në çdo rast. Por, duke u begatuar me shndërrimin e Kosovës, nga brenda, në shtet të suksesshëm.
8. Meqë kjo kornizë nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme nga qeveritë e Kosovës, duhet të hartohen politika qeveritare e shtetërore realiste e kurrsesi konfrontuese me faktorët që kanë mandat legal në Kosovë (NATO, OKB, BE.) Politikat realiste kërkojnë koncensus të brendshëm politik e shoqëror, e jo harxhim të energjive në luftëra të brendshme politike e shoqërore, siç ka ndodhë në dy deceniet e kaluara. Harxhimi i energjive në luftëra të brendshme i konvenon Serbisë dhe aleatëve të saj, që duan ta paraqesin Kosovës si shtet të dështuar dhe ta rifusin në ndonjë proces tjetër të ridefinimit të statusit. Konfrotimet e brendshme, ndër të tjera, e kanë faktorizuar Listën Serbe, deri në pikën sa u shndërrua në agjent haptazi antishtetëror.
9. Kosova duhet të kërkojë një aranzhman separat me NATO-n, ndoshta në versionin që e ka Islanda me NATO-n, pa e cënuar mandaitn e KFOR-it, po vetëm si aranzhman komplementar.
10. Qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijësohen se jetojnë një një shtet, i cili në konstelacionin e tashëm gjeopolitik e gjeostrategjik e ka të pamundur të anëtarësohet në OKB. Ata duhet të investojnë në suksesin e këtij shteti, e jo ta minojnë e as të ikin nga sytë këmbët, sepse në atë rast dështimi i Kosovës bëhet më potencial.
11. Gjatë këtyre viteve të prezencës ndërkombëtare, nën presionin neokolonialist dhe islamofobik, Kosova kulturalisht është deshqiptarizuar dhe deislamizuar në masë të rrezikshme. Shoqëria shqiptare në Kosovë duhet të rikthehet në ekuilibrat e vet kombëtarë e fetarë. Me eksperimente neokolonialiste, nuk bëhet shoqëri funksionale dhe konkuruese. Në fakt, nëse kjo shoqëri deshqiptarizohet dhe deislamizohet edhe më shumë, pashmangshëm do të rikthehej në një proces të ri të ridefinimit të identiettit të saj, ku karta kryesore do të ishte riserbizimi i saj. Vetëm mendjet e çoroditura nuk e kanë para sysh faktin që narrativa ortodokse serbe mbi Kosovën është gjithnjë aktive dhe shumë virulente.
Etiketë: Milazim Krasniqi
-

Milazim Krasniqi : Këto 11 pika (për 11 qershor) duhet të mbahen mend!
-

Milazim Krasniqi : Disa nga shkaqet e vetëbllokimit, a ka mundësi të dalim nga kjo gjendje
1. Zgjedhjet parlamentare nuk ofruan asnjë zgjidhje të problemeve të grumbulluara të shoqërisë sonë.
Në këtë rast, nuk është faji i zgjedhjeve si të tilla, as vetëm faji i partive politike, po faji është edhe i vetë shoqërisë. Pse? Sepse kjo shoqëri nuk e ka aftësinë e ndryshimit të vetes, as me anën e zgjedhjeve. Kjo shoqëri nuk arrin t’i shfrytëzojë zgjedhjet për të hapur një mundësi më të mirë për veten e saj. Kjo shoqëri i shfrytëzon zgjedhjet, për të veshur me pushtet ata persona e ato grupe që e kanë sjellë në këtë derexhe të degradimit moral, kombëtar, fetar e gjithsesi edhe politik. Preokupimi kryesor i pjesës më të madhe të kësaj shoqërie, ende pa filluar fushata, është se cilët persona të fortë e arrogantë, kur e kur edhe me prirje thjesht kriminale, do të dalin më të fortë nga zgjedhjet, e jo se si të largohen nga politika. Kjo pjesë e shoqërisë, që në fakt përbën shumicën, është mësuar me këtë gjendje. Si ato grupe shoqërore, që përkrahin individë e parti të dhunshme, si ato grupe që janë indiferente dhe e bojkotojnë mundësinë e ndryshimit, janë pjesë e të njëjtit baltak të ndotur moralisht.
2. Njëra nga arsyet pse shoqëria jonë është bllokuar në mjerimin e vet, ka të bëjë me traumën e pashëruar nga spastrimi etnik dhe gjenocidi serb. Shumica e ne shqiptarëve të Kosovës kemi kaluar nëpër përvoja të tmerrshme gjatë luftës, që nga ekzekutimet e familjarëve dhe të afërmve, dëbimeve nga shtëpitë, djegiet e shtëpive dhe të pronave të tjera, mbajtja në kampe përqendrimi, dhunimet e numërta të grave e të burrave, zhdukja e kufomave të të ekzekutuarve. Të gjitha këto tragjedi kanë mbetur të gravuara në kujtesë, pa u shëruar kurrë. Për shërim të traumës kolektive e individuale nuk ka pasur një program adekuat shoqëror rehabilitimi. Nuk ka pasur as debat të sinqertë e hapur lidhur me atë që na ka ndodhur si popull. Përkundrazi, pas çlirimit e tërë tragjedia është mbuluar si me vello nuseje nga triumalizmi, nga militantizmi dhe narracione të pavërteta. Këto narracione të pavërteta, shoqërinë e traumatizuar e ka bërë edhe shoqëri gënjeshtare. Shoqëria jonë nuk pati energji e guxim të ngrihej në këmbë, të adresonte përgjegjësinë dhe të bëhej sovrane, në kushtet e lirisë. Vazhdoi të jetonte në frikë, të votonte me inat, të duronte në antkh. Këtu jemi edhe tash, shoqëri thellësisht e traumatizuar dhe e frikësuar, një shoqëri që aktron se gjoja është shoqëri e rehabilituar nga trauma dhe e liruar nga frika, pa qenë e rehabilituar nga trauma dhe pa qenë e liruar nga frika.
3. Shumica e njerëzve gjetën një mënyrë hipokrite për ta maskuar traumën dhe frikën që bartin në shpirt: me anën e hedonizmit të shfrenuar dhe të konsumerizmit pa karar. Epidemia hedoniste prodhoi një peizash të tmerrshëm shoqëror: masazhhane e shtëpi publike anëkend Kosovës, bastore e kumarhane anekënd Kosovës, motele, hotele ku për të bërë seks paguhen vetëm pesë euro, restorante e salla dasmash luksoze, hyxhyme me përmasa eksodi në bregdetin shqiptar, syneti, fejesa e dasma të hallakatura, me shpenzime marramendëse, etj. E gjitha kjo jetë hedoniste e konsumeriste, me kosto financiare të lartë, mbulohet nga kreditë e konsumit me kamata ngulfatëse, nga remitancat, nga vjedhjet e fondeve publike, nga pjesëmarrja aktive e masive në ekonominë informale, nga aktivitete kriminale, nga fajdeja e në disa raste edhe nga plaçkitje ordinere. Këto turma njerëzish të përfshirë në zdërhallje hedoniste e konsumeriste, shtiren sikur janë të lumtur e të fortë, si nën efektin e drogave, por në fakt janë po ata njerëzit e traumatizuar e të frikësuar, që nuk guxojnë të ballafaqohen as me problemet reale, madje as me veten e vet. Aq më pak me pushtetin.
4. Shoqëria jonë është e dështuar edhe për një shkak themelor: elitat politike dhe intelektuale realisht kanë hequr dorë masivisht nga shqiptarizmi, nga ideologjia kombëtare, nga morali kombëtar, nga vlerat kombëtare. Këto kanë mbetur vetëm si relike në gojët e disa nostalgjikëve, të cilët edhe ashtu me ideologjinë majtiste kanë qenë të hendikepuar që nga fillesa, sepse komunizmi me definicion është antikombëtarizëm. Nëse doni të bindeni për sa u tha lidhur me dezertimin nga shqiptarizmi, merrini dhe shikojini librat shkollorë, letërsinë shqipe që shkruhet në Kosovë viteve të fundit, gazetarinë e viteve të fundit, muzikën, artet figurative dhe do të shihni se janë larguar tërësisht nga tematikat kombëtare, nga motivet, nga kujtesa dhe nga idetë kombëtare. Merrini shikojini emrat e dyqaneve dhe do të shihni se mbi 90% nuk janë emra shqip. Merrini dhe analizojeni të folurit e politikanëve dhe do të shihni se shumica prej tyre flasin shqip, por nuk mendojnë si shqiptarë, në kuptimin kulturor e moral të fjalës. Pra, këto elita e kjo shoqëri kleptomane e konsumeriste, shqiptarizmin e kanë plagosur rëndë. Si duket ndihen të çliruar nga kufizimet morale, që do t’ua impononte shqiptarizmi, prandaj nuk kanë më asnjë kufi në ambiciet e shfrenuara.
5. Shoqëria jonë është e dështuar edhe në planin moral dhe fetar. Përkundër gjithë këtyre xhamive dhe kishave, shumica e të cilave janë ndërtuar pas çlirimit, ndikimi i hoxhallarëve dhe i priftërinjve në shoqëri e madje edhe në xhematet (grixhen) e tyre, është minimal, është i pahetueshëm. Ata nuk e kanë gjetur mënyrën adekuate të komunikimit me njerëzit, në rrethanat tona gjeokulturore, gjeopolitike dhe të kohës sonë postmoderne. Ata bëjnë monolog, në stilin si kanë folur pararardhësit e tyre para disa shekujve, duke tentuar të prodhojnë efekte psikologjike te masa, e jo edukim dhe gjykim kritik. Drejtuesit fetarë praktikisht janë shndërruar në brende të industrisë së festave: dalin në televizor në festa fetare, me mesazhe që nuk mbështeten fare në realitet, pastaj zhduken disa muaj nga skena, deri në festën e radhës. Këtyre u shkon për shtat vargu i Alen Boskesë, “Jeta ndodhi pa ne.” Edhe pjesën më të madhe të besimtarëve e kanë tëhuajsuar, ia kanë injektuar ndjenjën e inferioritetit, e kanë mësuar që të jetë e dëgjueshme, miratuese, letargjike, nihiliste. Ia kanë lëkundur vetëbesimin dhe dinjitetin. Prandaj shoqëria as nga kjo anë nuk ka një zgjidhje, madje as ngushëllim.
6. Në këtë ambient të një shoqërie të traumatizuar, të çmoralizuar dhe të frikësuar, politikanët mashtrues jetojnë si veshka në dhjam. Ata dikund premtojnë, dikund kërcënojnë, dikund diçka realizojnë, dikund dëmtojnë, por e gjitha kalon pa u penalizuar nga shoqëria, që ndihet e frikësuar dhe që edhe vetë e ndjen se nuk është e pafajshme. Partitë politike në këtë ambient ndihen pronare të shtetit, pronare të shoqërisë. Nuk kanë ndonjë drojë as nga zgjedhjet, sepse e din se nuk mund të ketë ndryshime, në një shoqëri që është vetëbllokuar. Partitë e zhvillojnë betejën elektorale të radhës, për ta ndarë e rindarë pushtetin, moskokëqarëse ndaj shoqërisë letargjike e ndaj shtetit, që vegjeton në prag të dështimit fatal. Megjithatë, në çdo cikël zgjedhor partitë freksohen me “prurje të reja”, pra, persona që në ndërkohë janë pjekur që të futen në politikë,që të zhvatin diçka edhe ata. (Sintagma “prurjet e reja” ma kujton një imazh nga fëmijëria, kur përroi vërshonte dhe sillte ndoca gjëra, për të cilat thuhej: “i ka pru reka!”) Kësodore, politikanët e vjetër, të patundur në krye të partive dhe “prurjet e reja” nga gjendja turbullt morale e politike, gjithnjë janë “të gatshme” për fitoret e radhës, ani që nuk kanë as programe, as profilizisme, as platforma.
7. Megjithë këtë prospekt mjaft të ngrysët, Kosova vërtet ka edhe shumë njerëz të mirë, punëtorë dhe atdhedashës. Janë të shumtë ata që kanë ngritur shtëpitë, fermat e bizneset nga e para, që kanë ndihmuar e ndihmojnë njerëzit në nevojë, që paguajnë taksat, që përpiqen për punë të mira. Por, ata duhet të ndihen gjallë edhe në sferën shoqërore e politike, duhet ta mposhtin traumën dhe frikën, duhet të marrin edhe përgjegjësi qytetare. Ata duhet të aktivizozhen. Ndryshimin mund ta bëjnë ata që deri sot nuk janë përfaqësuar: rinia universitare, elita akademike, të papunët, fshatarët dhe të varfërit, në rend të parë. Në krizën tonë shoqërore, morale, ideologjike e politike, ata mund ta bëjnë diferencën, ata mund ta inicojnë daljen nga kriza, nëse zgjohen, nëse marrin përgjegjësitë që u takojnë -

Milazim Krasniqi : A është Pavarësia e Kosovës në bangën e zezë në Hagë ?
A ËSHTË PAVARËSIA E KOSOVËS NË BANGËN E ZEZË NË HAGË?
Milazim KRASNIQI
A i di ndokush shkakun e vërtetë pse Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë në bangën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale? Ka pasur e ka shumë supozime, hipoteza, qëndrime, konstatime lidhur me këtë temë, por as nuk ka qartësi e as koncensus për shkakun kryesor, pse pikërisht ata janë të akuzuar. Ka mundur të ishin të akuzuar mbase shumë të tjerë për krimet e supozuara, ose edhe të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së. Ajo ka qenë luftë e armatosur dhe në luftë vriten e plagosen njerëz. Në një gjykatë që kërkon të vendos drejtësi, vihen në bangën e të akuzuarve ata që i kanë kryer krimet. Edhe në rastin e ushtrive të rregullta, me përparësi akuzohen kryesit e krimeve. Ndërsa në rastin e ushtrive që janë më shumë guerile, ajo është e vetmja mënyrë për të vënë drejtësi, pasi në ushtri të tilla nuk ka një strukturë hierarkike. Pra, mbetet pyetja: pse në rastin e UÇK-së, janë akuzuar drejtuesit politikë, e jo fjala vjen, kryesit lokalë të krimeve eventuale?
Bindja ime e thellë është se ka një shkak të vetëm: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, me gjasë edhe Rexhep Selimi bashkë me ta, kanë qenë personat kyç që e kanë prishë projektin për riintegrimin e Kosovës në Jugosllavi, ashtu siç ka qenë akordi në marrëveshjen e Ahtisarit e Çernomyrdinit me Millosheviqin dhe siç është inkorporuar edhe në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Kjo ka qenë linja absolute ndërmjet SHBA-së, BE-së dhe Rusisë. Kjo është tentuar të imponohej edhe në terren me UNMIK-un dhe KFOR-in në vitet e para. Disa nga njerëzit që kanë paraqitë pengesë ndaj këtij projekti, ose janë eliminuar politikisht, ose janë ndjekur nga drejtësia e UNMIK-ut, ose kanë vdekur. Ata që kanë mbijetuar politikisht, që nuk i ka arritë drejtësia e UNMIK-ut dhe nuk kanë vdekur, janë pikërisht Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Dy të parët (Hashim Thaçi si kryeministër dhe Jakup Krasniqi si kryetar i Kuvendit) kanë pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Këtu shtrohet një pyetje shumë e vështirë: pse edhe amerikanët e kanë shtyrë përpara dhe e kanë imponuar me presion themelimin e Gjykatës Speciale? Ka vetëm një shpjegim të logjikshëm: për të dalë të larë para rusëve, me arsyetimin se protagonistët e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 kanë përgjegjësinë e tyre indviduale. Pra, amerikanët nuk e kanë prishur marrëveshjen me rusët, po atë marrëveshje e kanë injoruar protagonistë vendas. Si rrjedhojë ata do të akuzohen në Gjykatën Speciale dhe do të nxirren nga skena politike, për të marrë rusët një satisfaksion. Të tjerat mandej janë teknikalitete. Pra, shkaku kryesor i akuzës ndaj tyre është shpallja prej tyre e pavarësisë së Kosovës në kundërshtim me akordin Ahtisari-Çernomyrdin-Millosheviq dhe me rezolutën 1244. Mbetet poashtu propozimi për pavarësinë e kushtëzuar në Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit, kur dihej se Ahtisari në vitin 1999 ishte haptas dhe qartësisht kundër pavarësisë së Kosovës. E logjikshme duket se edhe atij iu imponua ndryshimi i qëndrimit në favor të pavarësisë nga këmbëngultësia e politikës indipendentiste në terren, të akterëve të tipit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, po edhe Ibrahim Rugova e Fatmir Sejdiu. Në pamundësi që të pengohej pavarësia e Kosovës me çdo kusht, u imponua si pavarësi e kushëzuar, por më vonë u penalizuan protagonisttë kryesorë që e shpallen pavarësinë, përfshirë edhe ish president Fatmir Sejdiun.
Ajo që unë nuk mund as ta prognozoj me këtë rast është se si do të ndikojë verdikti i Gjykatës Speciale mbi shtetin tonë, më saktë mbi ekzistencën e tij. Këtë nuk mund as ta supozoj. Shpresa është se me Trampin në Shtëpinë e Bardhë nuk ka shans të rikthimit te akordi i vitit 1999. Por, me Trampin poashtu është e sigurt se statu quoja nuk mund të mbahet gjatë. Nuk mund ta dimë sot se a do të tentohet të zgjidhet problemi si krizë ndërmjet Kosovës e Serbisë, apo në një konstelacion më të gjerë të sigurisë europiane, përfshirë edhe rastin e Ukrainës. Për të përballuar gjithë sfidat e mundshme, na duhet një qeveri që e fiton besimin e SHBA-së dhe e dyta, na duhet Hashim Thaçi me shokët e tij në liri. (18 shkurt 2025) -

Milazim Krasniqi : Shenjë nuk ma lënë shpifjet , e kam kaluar atë flamë moti
Gjëja më e ndyrë që shpesh e përsërisin disa vagabondë islamofobikë dhe disa militantë partiakë është se gjoja nga LDK më ka larguar Rugova. Është absolutisht e pavërtetë.
Rugova dhe unë kemi punuar bashkë mbi 11 vite, ai kryetar e unë sekretar në ShSHK. E kemi marrë drejtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve për një ditë, në shkurt të vitit 1988 dhe e kemi dorëzuar për një ditë, në shtator të vitit 1999, pra, pas çlirimit. Pra 11 vite kemi punuar bashkë, në çdo betejë me shkrimtarët serbë e në cdo punë kulturore e politike në Kosovë. E dyta, në LDK kemi hyrë bashkë. Bile formalisht unë e kam anëtarësuar atë në Këshillin Nismëtar, ndërsa në Kuvendin Themelues, si kryetar i Komisionit kandidues, unë e kam propozuar për kryetar të LDK-së. Gjatë viteve më të rënda, 1998-1999, kam qenë shef i informimit në LDK. Pothuajse çdo komunikatë e kam shkruar unë, gjithnjë në konsultim me të. Kam qenë edhe anëtar dhe zëdhënës i Këshillit Republikan të Protestave në vitin 1998. Pas çlirimit kam vazhduar si shef i informimit dhe formulues politikash. Bile pas kthimit të Rugovës nga Italia, më ka rikonfirmuar ai personalisht si zërin zyrtar të partisë, pas mbledhjes së parë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Kur kam vendos të largohem, e kam njoftuar, në shtëpinë e tij. I kam thënë se ndërmjet politikës e historisë, kam zgjedhë të jam në anën e historisë. Duke më njohur mirë, ai e ka pasë të qartë se kur kam vendos të largohem, unë largohem. E kam kritikuar për gjallje, për vendime të caktuara, por jam bërë mbrojtësi i tij i fortë, pas vdekjes se tij.
Kushdo që don të shpifë e të gënjejë, duhet ta dijë se vetëm sa e poshtëron veten, duke gënjyer e duke shpifë. Biografia ime është tërësisht publike dhe plotësisht e pastër. Prandaj mua shenjë nuk ma lënë as shpifjet e gënjeshtrat e vagabondëve antiislamikë e as të militantëve politikë. E kam kaluar atë flamë në vitet 1988-1989, kur gazetarë, shkrimtarë e medie serbe, në shumë raste më kanë pasur cak sulmesh. Nuk jam ndalë as atëherë, nuk ndalem as tash. -

Krasniqi: Dashuria ndaj Kurtit nuk ishte në shikim të parë, filluan ta duan si urrejtje ndaj partive tjera
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se dashuria ndaj lideri të Vetëvendosjes, Albin Kurtit ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera, e këtë urrejtje sipas tij e nxiti vet Kurti.
Në një shkrim të tijin, Krasniqi ka thënë se tani njerëzit e kanë siklet ta pranojnë që janë mashtruar.
“Dashuria e shumë njerëzve për Albin Kurtin nuk është si dashuri në shikim të parë. Ai në politikë ka qenë shumë herët, por ka qenë i injoruar prej shumicës. Nuk është as dashuri për interes. Edhe ata që e kanë votuar, nuk kanë qenë të bindur se ai do t’i bëjë çirak. Dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera. Kurti e nxiti me sukses urrejtjen ndaj partive tjera, me propagandë të fortë, duke i paraqitur edhe punët e mira si punë të këqija. Tash ata njerëz e kanë shumë siklet ta pranojnë se kanë qenë të mashtruar. Vazhdojnë ta duan Kurtin për inat. Tash jo për inat të partive të tjera, po për inat të vetvetes. Edhe kur janë në pyetje sanksionet e BE-së, ata përpiqen të gjejnë arsyetim”, shkroi ai.
“Edhe kur janë në pyetje qortimet e SHBA-së, ata qëndrojnë të hutuar. Edhe kur është në pyetje biseda e ndyrë me Radojçiqin, ata nuk guxojnë të flasin. Pra, urrejtja ndaj partive të tjera ende mbetet më e fortë se sa interesi shtetëror. (24 korrik 2023), ka shkruar Krasniqi.
-

Milazim Krasniqi : Çka duhet të dijë një shqiptar që të mos jetë analfabet funksional
Profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi ka shpërndarë një listë këshillash që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, duke theksuar se cilat njohuri bazë duhet t’i ketë çdo shqiptar, edhe me shkollim modest, që të mos konsiderohet analfabet funksional.
Cka duhet të dijë një shqiptar me shkollim modest, që të mos jetë analfabet funksional
1. Historinë e familjes së vet.
2. Historinë elementare të shtetit dhe të kombit të vet.
3. Informatat themelore mbi institucionet dhe aktualitetin shoqëror e politik në vendin e vet.
4. Bazat e besimit të vet fetar.
5. Disa vargje të poetëve kombëtarë.
6. Disa këngë popullore shqiptare.
7. Disa barcoleta për moshat dhe sidomos për rajonin dhe profesionin e vet.
8. Disa ngjarje sportive, kulturore a politike, ku ka marrë pjesë.
9. Disa mesazhe të figurave kombëtare.
10. Njohuri praktike mbi historinë dhe kulturën e shtetit ku jeton, nëse jeton jashtë.
Pra, duhet të ketë një dije të strukturuar. Dija e strukturuar mundëson pastaj që të kuptojë më lehtë edhe informatat e reja. -

Dha dorëheqje nga posti i kryetarit – reagon babai i Memli Krasniqit
Milazim Krasniqi, profesori dhe babai i ish-kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi ky i fundit dha sot dorëheqje nga drejtimi i partisë.
Krasniqi ka publikuar dy fotografi të djalit të tij, dikur kur ishte i vogël dhe një të tashmes.
Ai ka shkruar se janë krenar me djalin e tyre.
“Jemi prindër krenar me djalin tonë të dashur, Memlin. Është shembull shembullor, që nga fëmijëria e deri sot”, ka shkruar ai.
-

Krasniqi: 113 pyetje pa përgjegje për agresionin terrotist të Banjskes
Pyetjet që nuk kanë marrë përgjigje nga askush deri sot për agresionin terrorist të Banjskes:
1. Si ka dalë gjithë ai armatim dhe ai personel i armatosur nga Serbia, pa u hetuar, pa u legjitimuar, pa u ndaluar?
2. Si ka hyrë pa u zbuluar gjithë ai armatim e personel i armatosur nga Serbia në Kosovë, kur kufirin e ruan KFOR-i, policia e Kosovës dhe pikat doganore janë funksionale?
3. Si ka qenë e mundshme që manastiri të mirrej nën kontrollin e terroristëve, duke qenë objekt fetar i mbrojtur nga policia e Kosovës? Pra, a ka pasur mbrojtje policore ndaj atij objekti, a nuk ka pasur?
4. Pse hierarkët e manastirit dhe të Kishës Ortodokse Serbe nuk i kanë njoftuar organet, kur aty janë vendosur persona të armatosur dhe gjithë ato armatime?
5. Meqë vëzhgimi me dronë në ditën e sulmit rezultoi i suksesshëm, duke identifikuar edhe kreun e grupit terrorist, Millan Radojçiqin, shtrohet pyetja se a janë bërë vëzhgime edhe më parë dhe a ka pasur identifikime të lëvizjeve të panatyrshme edhe më herët?
6. Zvogëlimi i forcave policore në objektet komunale a është shoqëruar me shtimin e koordinimit me KFOR-in, apo është lënë vakum i sigurisë?
7. Nëse grupimi terrorist është rrethuar, si u bë që shumica absolute e tyre arritën të largohen, pa u detyruar ta shpërthejnë rrethimin dhe pa ferrë në këmbë?
8. A e ka inkurajuar këtë agresion vendimi i Bashkimit Evropian që Kosova të futej nën masa ndëshkuese, e Serbia të lavdërohej si palë konstruktive?
9. Pse nuk iu vendosen nga Bashkimi Europian Serbisë masa, tash kur është e qartë se grupimi terrorist ka qenë i lidhur me qeverinë serbe?
10. Meqë dihet saktë që ushtria serbe nuk guxon të hyjë në Kosovë, për shkak të Marrëveshjes Ushtarake-Teknike e cila është në fuqi, pse iu kushta aq shumë vëmendje lëvizjes së ushtrisë serbe: për ta relativizuar fajin e qeverisë serbe për sulmin terrorist në Banjskë, a pse?
11. Pse duhet të jipen propozime për mandatin e KFOR-it në veri, kur mandati i tij është i plotë në tërë Kosovën, pra edhe në veri, në rastin e çdo krize? Pse u dashka që problemi politik të degradojë në problem ushtarak?
12. A duhet të mbajë ndokush në qeverinë tonë përgjegjësi për të gjithë këto zhvillime destabilizuese, nëse ato kanë mundur të parandaloheshin? Meqë Serbia e ka përgjegjësinë e vet, BE e ka përgjegjësinë e vet, edhe Kosova duhet ta mbajë përgjegjësinë e vet, e pakta që ajo t’i shërbejë për t’u aftësuar që të shmang rreziqet në të ardhmen.
13. Pse e gjitha u përcoll me triumfalizëm? Është gabim nëse të gjitha gabimet që janë bërë, si në procesin politik, si në terren, fshihen pas triumfalizmit. Nuk ka asnjë arsye për triumfalizëm, sepse konflikti ka ndodhë në territorin tonë dhe ka pasoja për stabilitetin dhe imazhin e vendit tonë.
-

Krasniqi: A është Pavarësia e Kosovës në Bangën e zezë në Hagë?
A i di ndokush shkakun e vërtetë pse Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë në bangën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale? Ka pasur e ka shumë supozime, hipoteza, qëndrime, konstatime lidhur me këtë temë, por as nuk ka qartësi e as koncensus për shkakun kryesor, pse pikërisht ata janë të akuzuar.
Ka mundur të ishin të akuzuar mbase shumë të tjerë për krimet e supozuara, ose edhe të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së. Ajo ka qenë luftë e armatosur dhe në luftë vriten e plagosen njerëz. Në një gjykatë që kërkon të vendos drejtësi, vihen në bangën e të akuzuarve ata që i kanë kryer krimet. Edhe në rastin e ushtrive të rregullta, me përparësi akuzohen kryesit e krimeve. Ndërsa në rastin e ushtrive që janë më shumë guerile, ajo është e vetmja mënyrë për të vënë drejtësi, pasi në ushtri të tilla nuk ka një strukturë hierarkike. Pra, mbetet pyetja: pse në rastin e UÇK-së, janë akuzuar drejtuesit politikë, e jo fjala vjen, kryesit lokalë të krimeve eventuale?
Bindja ime e thellë është se ka një shkak të vetëm: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, me gjasë edhe Rexhep Selimi bashkë me ta, kanë qenë personat kyç që e kanë prishë projektin për riintegrimin e Kosovës në Jugosllavi, ashtu siç ka qenë akordi në marrëveshjen e Ahtisarit e Çernomyrdinit me Millosheviqin dhe siç është inkorporuar edhe në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Kjo ka qenë linja absolute ndërmjet SHBA-së, BE-së dhe Rusisë. Kjo është tentuar të imponohej edhe në terren me UNMIK-un dhe KFOR-in në vitet e para. Disa nga njerëzit që kanë paraqitë pengesë ndaj këtij projekti, ose janë eliminuar politikisht, ose janë ndjekur nga drejtësia e UNMIK-ut, ose kanë vdekur. Ata që kanë mbijetuar politikisht, që nuk i ka arritë drejtësia e UNMIK-ut dhe nuk kanë vdekur, janë pikërisht Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Dy të parët (Hashim Thaçi si kryeministër dhe Jakup Krasniqi si kryetar i Kuvedit) kanë pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Këtu shtrohet një pyetje shumë e vështirë: pse edhe amerikanët e kanë shtyrë përpara dhe e kanë imponuar me presion themelimin e Gjykatës Speciale? Ka vetëm një shpjegim të logjikshëm: për të dalë të larë para rusëve, me arsyetimin se protagonistët e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 kanë përgjegjësinë e tyre indviduale. Pra, amerikanët nuk e kanë prishur marrëveshjen me rusët, po atë marrëveshje e kanë injoruar protagonistë vendas. Si rrjedhojë ata do të akuzohen në Gjykatën Speciale dhe do të nxirren nga skena politike, për të marrë rusët një satisfaksion. Të tjerat mandej janë teknikalitete. Pra, shkaku kryesor i akuzës ndaj tyre është shpallja prej tyre e pavarësisë së Kosovës në kundërshtim me akordin Ahtisari-Çernomyrdin-Millosheviq dhe me rezolutën 1244. Mbetet poashtu propozimi për pavarësinë e kushtëzuar në Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit, kur dihej se Ahtisari në vitin 1999 ishte haptas dhe qartësisht kundër pavarësisë së Kosovës. E logjikshme duket se edhe atij iu imponuar ndryshimi i qëndrimit në favor të pavarësisë nga këmbëngultësia e politikës indipendentiste në terren, të akterëve të tipit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, po edhe Ibrahim Rugova e Fatmir Sejdiu. Në pamundësi që të pengohej pavarësia e Kosovës me çdo kusht, u imponua si pavarësi e kushëzuar, por më vonë u penalizuan protagonisttë kryesorë që e shpallen pavarësinë, përfshirë edhe ish president Fatmir Sejdiun.
Ajo që unë nuk mund as ta prognozoj me këtë rast është se si do të ndikojë verdikti i Gjykatës Speciale mbi shtetin tonë, më saktë mbi ekzistencën e tij. Këtë nuk mund as ta supozoj. Shpresa është se me Trampin në Shtëpinë e Bardhë nuk ka shans të rikthimit te akordi i vitit 1999. Por, me Trampin poashtu është e sigurt se statu quoja nuk mund të mbahet gjatë. Nuk mund ta dimë sot se a do të tentohet të zgjidhet problemi si krizë ndërmjet Kosovës e Serbisë, apo në një konstelacion më të gjerë të sigurisë europiane, përfshirë edhe rastin e Ukrainës. Për të përballuar gjithë sfidat e mundshme, na duhet një qeveri që e fiton besimin e SHBA-së dhe e dyta, na duhet Hashim Thaçi me shokët e tij në liri. -

Krasniqi: Profili i Murselit me plot foto me elitën shqiptare dhe Vip -a, asnjë me gruan e tij Liridonën
Milazim Krasniqi para disa orësh ka publikuar një status në lidhje me vrasjen e Liridonës.
Postimi i plotë:
E shikova profilin e Naim Murselit në fejsbuk. Duket e pabesueshme se si një person i tillë, anonimus, ka arritë të jetë prezent e akter në majat e politikës e të shoqërisë së lartë. Në fejsbuk kishte fotografi të tij të shumta me Behxhet Pacollin, po edhe me Hashim Thaçin, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Ramush Haradinajn, Edi Ramën, Dritan Abazoviqin, Erik Trampin, Eliot Engelin, Stipe Mesiqin, etj.
Fotot e tij të shumta me Dua Lipen po meritonin studim të veçantë, për afërsinë e pazakonshme. Kishte foto edhe me Rita Oren e me Olta Gixharin. Kishte edhe fotot e djemve në shumë raste. Por, asnjë foto të gruas. Fotot e shumta në Dubai, Suedi e kahmos tregojnë për një jetë luksoze të këtij njeriu.
Nuk e di pse ma kujtoj romanin “Një tragjedi amerikane” të Teodor Drajzerit. Protagonisti i atij romani, Klajd Grific, kur hyn në shoqërinë e lartë, e përjeton si pengesë të dashuren e vet, e cila e ka ngritë në këmbë dhe e ka futur në atë shoqëri. Ai e organizon vrasjen e saj, duke e mbytur në liqen. Pra, kur një kurrkushi hyn në shoqërinë e lartë, humb ekuilibrin dhe mund të bëhet kriminel, në tentimin që ta fshijë e ta fshehtë të kaluarën.
Ajo që është edhe më e hidhur në rastin e Naim Murselit është kjo: si është e mundur që një anonimus, të arrijë të jetë aq prezent në ato nivele të larta të politikës e të shoqërisë së lartë? A ka ndonjë kriter? A ka ndonjë filter? (Natyrisht fotografitë në ato nivele, përveç në disa raste, nuk e tregojnë afërsinë e tij me figurat politike, por tregojnë rrezikun e inflitrimit të personave të rrezikshëm në afërsi të figurave të larta politike.)
Duke ndier dhimbje për vdekjen e asaj gruaje, kam ndiesinë se në vrasjen e saj ka marrë pjesë antivlera, që ka zënë kryet e vendit në shoqërinë tonë. E vetmja shpresë na mbetet efikasiteti i policisë së shtetit tonë. Profesionalizmi dhe guximi i tyre meriton respektin e çdo qytetari të këtij vendi. (1 dhjetor 2023)







-

Milazim Krasniqi : Kjo nuk është marrëveshje. Ky është ndëshkim ndërkombëtar ndaj Kosovës
Plani franko- gjerman i mundëson Serbisë që të përfitojë këto favore, pa dhënë asgjë:
1. Bashkësinë e Komunave Serbe me kompetenca të një autonomie politike dhe territoriale: (“Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.” Neni 10)
2. Fuqizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe edhe përtej Planit të Ahtisarit, ku ajo faktikisht ishte shndërruar në “shtet në shtet”: (“Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.” (Neni 7)
3. Rikthimin e ndikimit direkt të Serbisë në politikat qeveritare të Kosovës: “Për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.” Neni 7)
Rezyme: 1. Zajednica merr 20% të territorit të Kosovës. 3. Kisha Ortodokse Serbe ka në pronësinë e saj prona të shumta dhe e vazhdon rolin bllokues e subversiv ndaj shtetit të Kosovës, tash me kapacitete edhe më të mëdha. 3. Shteti serb e ka rikthyer prezencën direkte në politikat e qeverisë së Kosovës, sa u përket interesave të serbëve. P.S. Kjo nuk është marrëveshje. Ky është ndëshkim ndërkombëtar ndaj Kosovës.
-

Milazim Krasniqii: Kush po brengoset e kush po kënaqet sot në Kosovë
Me aq sa mund të kuptohet nga vëzhgimi, shumica e qytetarëve shqiptarë në Kosovë duken sikur janë të kënaqur me jetën që bëjnë. Arsyet janë këto: e para, ata vërtet jetojnë pakrahasimisht më mirë se sa në kohën e sundimit jugosllav dhe veçmas viteve të okupimit serb.
E dyta, ata nuk e kanë të ditur se mund të jetojnë edhe më mirë, nëse shoqëria do të emacipohej e transformohej. Prandaj brenda asaj mundësie që kanë, si produkt të lirisë dhe të injorancës, ata duken të kënaqur. Ku vërehet kjo? 1. Nuk ka ndonjë brengosje për ikjen masive të njerëzve nga Kosova. Nuk konsiderohet humbje largimi i njerëzve, bile në shumë raste konsiderohet si shans, fat i mirë. Thjesht, edhe shkatërrimi demografik paketohet si kënaqësi, sado që nuk shprehet. 2. Nuk ka brengosje serioze për shëndetësinë e dobët. Janë të shumtë ata që shkojnë e paguajnë në sektorin privat dhe e mbyllin muhabetin me një mburrje primitive se demek kanë kryer punë. 3. Nuk ka brengosje për arsimin e dobët. Nuk është shënuar ndonjë veprim qytetar me kërkesa për përmirësimin e politikave qeveritare në arsim. E sulmojnë SBASHK-un, i cili nuk ka gjë në dorë e jo qeverinë, e cila i harton dhe zbaton politikat në arsim. Madje as tash kur u krijuar kaos për libra shkollore, nuk ka ndonjë pakënaqësi të artikuluar. Presin në rend, por duke e fshehur pakënaqësinë eventuale. 4. Nuk ka brengosje për faktin që mijëra hektarë tokë mbesin djerrë. Ndërsa produket ushqimore importohen dhe paratë tona shkojnë te prodhuesit e huaj. 5. Nuk ka brengosje për faktin që Kosova është futur nën masa-sanksione të Bashkimit Evropian, ku do të humben shumë projekte dhe imazhi i vendit po nxihet. 6. Nuk ka brengosje për ftohjen e raporteve me Shqipërinë. Bile aty-këtu ka kënaqësi, krekosje. 7. Nuk ka brengosje për faktin që Serbia ka në Kosovë struktura paralele, të cilat financohen nga Serbia dhe veprojnë kundër Kosovës. Qeveria ua paguan shpenzimet e energjisë elektrike edhe atyre që punojnë kundër saj, ndërsa qytetarët shqiptarë vazhdojnë të ndihen të kënaqur me veten e me qeverinë. 8. Nuk shihet brengosje te besimtarët muslimanë që të premteve falen me fytyrë në pluhur, në cement, në ndonjë karton, (së paku në Prishtinë.) Por nuk ka brengosje as pse nuk u lejohet edukim fetar për fëmijët në shkolla publike, siç praktikohet për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në Bashkimin Evropian. Çuditërisht duken të kënaqur me statusin inferior. Muslimazohist?
Nga ana tjetër, kënaqësia manifestohet brutalisht në dasma të kushtueshme, në dyndjen për pushime në bregdet gjatë tri stinëve të vitit, në restorantet plot, në veturat e shtrenjta, në ndërtimet marramendëse të banesave dhe rritjen e çmimeve të tyre, në jetën duke marrë kredi e duke jetuar si parazitë nga ndihmat e familjarëve nga diaspora.
Si përfundim: po dukemi si shoqëri dhe shtet pa projekt për emancipim, transformim e zhvillim. Jetë sot për nësër në stilin “ku rafsha mos u vrafsha.” Të kënaqur që nuk po na persekutojnë të huajt, ama duke e dëmtuar vetveten. Të kënaqur që nuk po na e imponojnë emancipimin e transformimin, ama duke u bërë shoqëri gjithnjë e më primitive. -

Prof Krasniqi: RTK 1 po shfaq filma me skena pornografike, o kretena a jeni bre normal?
Profesori universitar, Milazim Krasniqi është shprehur i nervozuar me përmbajten që transmeton televizioni publik (RTK)
Ai ka publikuar fotografi, ku ka thënë se RTK po shfaq film pornografik.
“RTK 1 po shfaq film me skena pornografike. O kretena, a jeni bre normale?! Ku keni pa qe transmetuesi publik te shfaq film me skena pornografike. Maskarenj!” – është shprehur Krasniqi.
Instant / Rrustemi i VV-së i bindur: “Zajednica” një etnike nuk ekziston
Ndërsa, në një koment të tij, po në këtë postim, Krasniqi ka thënë se transmetuesit publik e kanë të vetëndaluar përmbajtjen pronografike.“Asnje moshe nuk vlen per transmetuesit publik. E kane te vetendaluar e te ndaluar permbajtjen pornografike.” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
-

Prof Krasniqi: Këta zyrtarë ishin prapa idesë për shkëmbim territoresh
Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Milazim Krasniqi ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk e zgjidh asnjë problem midis Kosovës e Serbisë.
Ai ka radhitur edhe arsyet për një gjë të tillë, duke shtuar se kjo ide ka qenë e ish-ambasadorit amerikan në Beograd, Kameron Manter, pasuar pastaj edhe nga Xhon Bollton e Federika Mogerini.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë e ish ambasadorit amerikan në Beograd, Kameron Manterit, pastaj e Xhon Bolltonit, e Federika Mogerinit dhe e shumë zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë e europianë. Por, e sigurt është se shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk e zgjidh asnjë problem, përveç që mundëson zhbërjen e shtetit të Kosovës. Ja pse?
1. Problemi më i madh në konfliktin tonë është qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe, sipas të cilës Kosova është “tokë e shenjtë serbe” dhe “Jerusalem serb.” Pra, shkëputja eventuale e veriut të Kosovës nuk ndikon asnjë gram në këtë qëndrim, sepse objektet kryesore të Kishës Serbe janë në Pejë (Patrtiarkana) në Deçan, në Prizren, në Graçanicë, në Gazimestan, pra në thellësi-brendësi të Kosovës.
Pretendimet e KOS mbesin në këto objekte dhe në këto hapësira. Aspak në veri.
2. Komunat e formuara me Planin e Ahtisarit (Graçanica, Novobërda, Kllokoti, janë në qendër e në lindje të Kosovës e jo në veri. Bile këto komuna kanë ndërlidhje teritoriale, konkrete ose lehtëissht të arritshme, (Graçanica, Novo Bërda, Parteshi, Kllokoti) e cila mund të nxitë formimin e një entiteti të ri autonom serb në zemër të Kosovës. Në rast të shkëmbimit të veriut në Luginën e Preshevës, këto territore mund të rebelohen e të kërkojnë bashkim me Serbinë. Rebelimi do të detyronte qeverinë të ndërhynte, konfikti i armatosur do të ishte i paevitueshëm.
3. Lugina e Preshevës do të shpërbëhej, meqë nuk do të ‘shkëmbehej’ në pako, po vetëm një pjesë e vogël e saj. Rreziku do të ishte që shqiptarët të spastroheshin etnikisht nga Bujanoci, sepse serbët e Bujanocit (40%e banorëve) nuk do të pranonin të shkëputeshin nga Serbia e të bashkëngjiteshin me Kosovën.
4. Shteti i Kosovës do të dukej si një mall në ankand. Rrjedhimisht, do të mund të tërhiqeshin shumë njohje, nuk do të kishe njohje të reja dhe shteti do të izolohej e do të mbikëqyrej nga Serbia, praktikisht do të shndërrohej në një Palestinë ballkanike.
5. Rreziku që konflikti të përhapej në rajon, sikundër i kishte potencialet në vitin 1999, do të ishte minimal, gjë që do të ndikonte vetëm për dështimin e Kosovës si shtet, pa e trazuar rajonin, ngase Serbia me Marrëveshjen Teknike-Ushtarake e ka të ndaluar të futet në Kosovë, ndërsa, shtetet fqinje të Kosovës, Mali i Zi, Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s, pra kanë mbrojte të plotë kolektive e nuk rrezikohen me asgjë. Rusia pas rezistencës spektakulare të Ukrainës ndaj agresonit të saj ushtarak çdo ditë po dobësohet më shumë dhe izolimi i saj ia pamundëson që të involvohet më direkt në një krizë në Ballkan, prandaj kriza të jetë vetëm ndërmjet serbëve lokalë dhe qeverisë së Kosovës.
Natyrisht serbëve lokalë mund t’iu vinin ndihma në armë e njerëz me rrugë ilegale nga Serbia e edhe nga Rusia. Mundet edhe nga Franca. Pikërisht kjo mundësi e bën konfliktin të jetë edhe më i rezikshëm, vetëm për stabilitetin dhe ekzistencën e Kosovës. Në një rast të atillë, konflikti do të gangrenizohej, do të shndërrohej në konflikt që do ta dërrmonte e kompromentonte Kosovën. Dialogu do të shkatërrohej, njohjet do të hiqeshin dhe Kosova do të rikthehej në vatër kronike krize e jo fakor stabiliteti. Pas një kohe të konfliktit dhe pas ndryshimeve të mundshme gjeopolitike, sipas modelit rus në Gjeorgji, veriu do të mund të shpallte pavarësinë dhe funksionalisht të bëhej pjesë e “botës serbe.”
-

Prof Krasniqi kritikon mediat: Kjo mënyrë raportimi, më shumë e traumatizon se sa që e informon dhe edukon publikun
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar edhe një status për rastin e vrasjës së Hamide Magashit në repartin e Gjinekologjisë.
Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar mediat për mënyrën se si e kanë mbuluar rastin e vrasjës së 35- vjeçares.
“Kështu si u raportua në këtë rast, duket se gazetaria profesionale dhe etike në shumicën e medieve tona, thjesht ka dalë jashtë binarëve. Kjo mënyrë raportimi, më shumë e traumatizon se sa që e informon dhe edukon publikun”, ka shkruar profesori.
Me tutje, Krasniqi ka propozuar tri ide për vetërregullimin e mediave.
Postimi i tij i plotë:
Pas gjithë asaj që pamë, dëgjuam e lexuam mbi krimin në hapësirën e Q.K.U.K dhe ato që e pasuan, tri ide po më shkojnë në mend në këtë moment. E para, urgjentisht duhet të krijohet një mekanizëm efikas për vetërregullimin e medies. E dyta, meqë vetërregullimi nuk mjafton, duhet të ndryshohet e të përshtatet me problemet e reja ligji ekzistues për KPM, duke përfshirë brenda ligjit edhe portalet dhe gjithë multimedien. E treta, për herë të parë në jetë po mendoj se ndoshta është një zgjidhje kalimtare, që gazetarët të pajisen me licenca, nga një organizatë kredibile e gazetarëve. (Sa mbaj mend, në Itali gazetarët kanë qenë të pajisur me licenca pune. Nuk e di a janë edhe më tutje.) Kështu si u raportua në këtë rast, duket se gazetaria profesionale dhe etike në shumicën e medieve tona, thjesht ka dalë jashtë binarëve. Kjo mënyrë raportimi, më shumë e traumatizon se sa që e informon dhe edukon publikun.
-

Prof Krasniqi : Çka me thanë, o njerëz? Si u bëhet nderim vrasësve të kombit tënd
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, e ka quajtur budallaki aktin e nderimit nga Garda e FSK-së e ministri Xhelal Sveçla ndaj ushtarëve serbë më 11 nëntor në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka sjellur raportimet e diplomatëve evropianë dhe mediave ndërkombëtare për krimet mbi popullsinë shqiptare nga ushtarët serbë e asaj kohe.
Me tutje, ai pyet se si mundet një ushtri të nderojë vrasësit e kombit të tij.
“Budallakitë në këtë vend kanë filluar të ngjajnë me ortekun, i cili duke u rrokullisë, shkon e rritet gjithnjë e më shumë. Nderimi te varrezat e ushtarëve serbë të luftërave ballkanike e të LPB bie në këtë rrokullisje të budallakisë. Veç për seri po ua sjellë tre ilustrime, që dëshmojnë se ushtarët serbë kanë qenë vrasës, zbatues të gjenocidit kundër shqiptarëve. Ja tre ilustrimet: 1. Konsulli austro-hungarez në Shkup raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë. (Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989) 2. Gazetari i Neë York Times-it, Pickthal, i cili kishte qenë dëshmitar okular, pati shkruar këto fjalë: “Masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën Kryqn’ e Krishterë, kapërcejnë çdo instikt gjakpirësije”.3. Xhastin Mc Carthy, në studinin e tij “VDEKJE DHE DËBIM“ konstaton: Të dhënat e Luftërave Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arratinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.”(f. 16) dhe: “Në Luftërat Ballkanike, secili nga fitimtarët gjithashtu dëshironte që të shihte një fund të pranisë muslimane në tokat që ata kishin pushtuar.”(f.171)”, ka shkruar Krasniqi.
“Çka me thanë, o njerëz? Si u bëhet nderim vrasësve të kombit tënd? A jeni në vete a keni rrëshqitë, si orteku e doni me na zanë të gjithëve përfundi”, vazhdon me tej ai.
-

Prof Krasniqi : Si e shpëtuam shëndetësinë nga një njeri i rrezikshëm si Dr. Rifat Latifi
Shëndetësia jonë shpëtoi për një fije floku nga rreziku që paraqiste për të Dr. Rifat Latifi. Qëllimet e ish ministrit të shëndetësisë ishin të errëta: ai synonte t’i forconte spitalet publike e t’i fuste nën rregull spitalet private. Ai synonte të zvogëlonte punën e laboratoreve private e të shtonte shërbimet në laboratorët publikë. Synonte të ndryshonte mënyrën e furnizimiet me barna të spitaleve.
Synonte të ngriste në nivel tjetër profesionalizimin e mjekëve. Të lejonte që drejtorët e klinikave t’i zgjidhnin vetë personeli, e jo partia në pushtet. Synonte të hapte sektorin e shëndetësisë ndaj përvojave të vendeve të tjera, Greqisë, Turqisë, Austrisë, etj. Me një fjalë ai synonte ta ndryshonte gjendjen ekzistuese. Merreni me mend sa të rrezikshme ishin planet e atij ministri, i cili synonte që qytetari të mos paguante kështu si paguan për shërbimet shëndetësore në spitalet private, po të merrte shërbime të mira dhe falas në spitalet publike.
Por, falë angazhimit të disa medieve dhe disa gazetarëve që sponsorizohen nga spitale private, falë partisë në pushtet, LVV, e cila ishte vigjilente ndaj qëllimeve të ministrit Latifi, falë grupeve të interesit të lidhura me spitale e laboratorë private dhe rrjeteve për furnizimin me barna, minisitri Rifat, u bllokua. Jo vetëm që u bllokua, po u paraqit si naivë dhe bile si i padijshëm. Dhe mbasi u argëtuan mjaftueshëm me të, e detyruan të ikte nga ka ardhë.
Mirë ia bën sepse ministri kishte edhe faje të tjera. Ndër fajet e tjera të ministrit Latifi ishte se mbante kravatë-flutur, pa e kuptuar se kravatë të tillë mund të mbajë vetëm kryeministrit Kurti. Ndërsa për çizmet me lëkurë gjarpëri, ai ka merituar të arrestohej, sepse në atë mënyrë e ka dëmtuar mitin ilir për gjarpërin. Ndër fajet e tjera të ministrit Latifi janë edhe këto: ai e ka prishur kontratën e vet të punës në SHBA, në vlerë prej një milion dollarësh dhe ka ardhë të shërbejë si ministër këtu, për njëmijë e pak euro në muaj. I ka lënë me dhjetëra konferenca shkencore ndërkombëtare nëpër botë dhe ka ardhë me ça dërrasa me Albin Kurtin për “mjekësinë kuantike.”
I ka lënë fëmijët, nipat e mbesat në SHBA e ka ardhë me na lodhë me strategji mjekësore, të cilën te ne një taksist e di më mirë se sa një drejtor i një klinike amerikane. Ka ardhë ministër në qeverinë Kurti, pa pranuar të anëtarësohej në LVV, gjë që ishte gabim trashanik. Pse? Sepse LVV është parti e shpresës, baza e lumturisë fiktive, imagjinative, impulsive dhe kontrastive të popullit tonë të ri, albi-kosovar.
Ka edhe shumë gabime të tjera Rifati. Njëri ndër ato faje është se nuk më ka pyetur mua para se ta merrte atë detyrë. Si mik i vjetër i tij, me shumë gjasë e kisha lutur të shkonte ministër në Haiti. E ka pasë më ngat dhe dështimin e ka pasur njësoj të garantuar si në Kosovë. Pse? Sepse Haiti ka një shoqëri, e cila e ka synim strategjik dështimin e vet, si kjo e jona. Një shoqëri që voton zjarrvënësit, dështimin e ka të garantuar, kudo, si këtu si në Haiti. Ndërsa, ga Haiti bileta e kthimit do t’i kushtone më lirë mikut tim.
P.S. Një ditë para se të kthehej në SHBA, më tha se ende shpresonte se do të bëhej mire këtu. Rifati gjithmonë ka qenë i tillë, ëndërrrimtar, idealist, entuziast, optimist i papërmirësueshëm. Këto vlera e kanë bërë markë në SHBA, por në Kosovë ato nuk kanë vlerë. Ia sqarova me detaje këtë gjë, po më duket se prapë nuk më kuptoi. Nuk e porosita t’u bënte të fala përmendoreve të heronjve tanë të rinisë, Vajat Erpit dhe Dok Holidejit në Tuson, për këtë arsye: disa nga kaubojët e këtushëm qeveritarë, biznesor e medial, janë më të fortë se sa ata. Ata duken palaço në krahasim me këta këtu.
https://www.facebook.com/milazim.krasniqi.12/posts/pfbid0a5R7EBk6CWCBNd9gDSvTBMjtkfjswYVePQeFzMKBd52p3zpSnEcXth9T1VE6HKUel?__cft__[0]=AZXeQ4pmnUc0aedPhNi7V9yQQEv8u6A_m9HuZ-xUI62ICfJ_UpKeHuolh7rq3XDkpvxCFHHWi_F9fV3LdangmLIRmGpkzKHkp8znke84QXAL2H_mse5Z6-6toIPyB2BQj27tnK5pK9-r77WHJyOtFtDE&__tn__=%2CO%2CP-R
-

Prof Milazim Krasniqi: Të mos ishte Amerika, Putini i kishte dhënë ujë kalit në Bruksel
Profesori i njohur Milazim Krasniqi, ka bërë një status duke përmendur Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian Jozep Boreli, lidhur me një status të tij që ka bërë.
Ai thotë se ”ka bërë mirë që e ka pranuar budallakinë e vet e të Brukselit, me këto fjalë: “Në të kaluarën kanë ndodhë gjëra për të cilat e dinim se mund të ndodhnin, por disa ishin befasi”.
Tutje ai vazhdoj duke thënë se ”Nuk parashikonim se sa Ukraina do të rezistonte. Nuk besonim se po vinte lufta. E pranoj që amerikanët në Bruksel na thonin “do të sulmojë, do të sulmojë”, por ne nuk u besonim.” Nuk besonit?!”.
Postimi i plotë;
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Jozep Boreli, paska bërë mirë që bile e ka pranuar budallakinë e vet e të Brukselit, me këto fjalë: “Në të kaluarën kanë ndodhë gjëra për të cilat e dinim se mund të ndodhnin, por disa ishin befasi. E para- Ukraina. Nuk parashikonim se sa Ukraina do të rezistonte. Nuk besonim se po vinte lufta. E pranoj që amerikanët në Bruksel na thonin “do të sulmojë, do të sulmojë”, por ne nuk u besonim.” Nuk besonit?! Me mijëra byrokratë marrin rroga të larta në Bruksel dhe nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë se çfarë drejtimi kishte marrë politika ruse? Mjerim, bre! O tybe, po të mos ishte SHBA, Putini i kish dhënë ujë kalit në Bruksel e para Brukselit, në Berlin e në Paris. Politika e Brukselit është e fuqishme vetëm për ta mbajtë Kosovën në izolim dhe për ta ndihmuar Serbinë që të rehabilitohet si shtet me të kaluarën e afërt gjenocidale. Qaq.
-

Prof Krasniqi: Kjo burracakëri e rusëve po çuditë dynjanë
Mitit të ushtarit rus si i fortë e fitimtar, po i del boja në Ukrainë: pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm, me qindra mijëra meshkuj rusë po ikin nga sytë këmbët. Kolonat e meshkujve rusë, që po ikin drejt Finlandës, Kazakistanit, Armenisë, Azerbajxhanit, etj., janë të gjata me dhjetëra kilometra.
Ndërsa biletat për ikje me avionë privatë po shkojnë deri në deri në 28.000 euro pë një person! Kjo burracakëri e rusëve po çuditë dynjanë. Lufta në Ukrainë është e padrejtë, por Rusia pothuajse të gjitha luftërat që i ka bërë, i ka pasur të padrejta. Pra, kjo burracakëri nuk është me bazë morale.
Pse? Sepse deri sa nuk pati mobilizm, ata nuk e çanin kokën për krimet ruse në Ukrainë. Në fakt, nga historia dihet se rusët janë trima kundër civilëve, pra janë të pamëshirshëm ndaj të dobtëve. Janë vrasës fëmijësh e pleqsh dhe dhunues femrash, siç kanë bërë masivisht edhe në Gjermaninë e pushtuar në vitin 1945.
Ndërsa luftërat e vërteta për Rusinë si duket i kanë bërë tatarët, ukrainasit dhe muslimanët e Kaukazit e u janë faturuar rusëve. Ballafaqimi i tashëm me Ukrainën, po ia nxjerrë bojën mitit të rremë për trimërinë e armatës ruse. “Sllava Ukrajini!”
-

Prof Milazim Krasniqi: Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova
Çfarë fëmijërie pati Ibrahim Rugova?Kush e keqtrajtonte sistematikisht?Pse e ëma ia kishte bërë djepit një zgjatim dhe e kishte mbajtur dy vjet në djep? Kush dhe pse ia ndaloi botimin e poezive, kur ishte nxënës i fillores? Çka e kishte porositur Ibrahimin mësuesi malazez?
Cilin person nga familja e gjerë e kishte model Ibrahim Rugova?Çka mendonte Rugova për babain e vet të zhdukur? Çfarë mesazhi tronditës i erdhi për babain në vitin 1988 nga Velenja e Sllovenisë? Çfarë shprehish kishte sjellë Rugova nga Parisi?
Cfarë mendimi kishte Rugova për intelektualët e vjetër shqiptarë të Kosovës? Cilët kolegë ia vidhnin idetë Ibrahim Rugovës dhe botonin tekste me to? Çfarë mendimi kishte për Sali Berishën e për Alia Izetbegoviqin? Si e menaxhoi Rugova debatin për ndryshimet kushtetuese të vitit 1988? Si u soll Rugova në bisedat e shkrimtarëve në Beograd? Cili ishte qëndrimi i Rugovës ndaj Fadil Hoxhës?
Pse e vizitoi në vitin 1989? Kush e kishte njoftuar Rugovën në vitin 1990 në Uashington se do të bëhej kryetar i Kosovës dhe për ç’farë arsyeje? Pse mendonte Rugova se “ata të malit” po i merrnin në qafë njerëzit? Cili është mendimi i saktë i Rugovës për Pjetër Bogdanin? Çka mendonte Rugova për fenë islame? Cili ishte qëndrimi i Rugovës ndaj enverizmit? Pse u organizuan zgjedhjet parlamenare e presidentiale të vitit 1998 dhe kush kend e mashtroi me to?
Kur dhe pse filloi ta humbte durimin Rugova? A e takoi Rugova Zoran Gjingjiqin në vigjilie të kremtimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës? Si u autorizua intervista e Rugovës me Renate Flotaun për der Shpigel? Cilat janë sekretet e Kongresit të fundit të shkrimtarëve të Jugosllavisë në Gjevgjeli? Si u soll Rugova në takimin e parë me ambasadorin Zimerman, për çka i mbajti ligjëratë? Cilat qenë prapaskenat e themelimit të LDK-së? Cili ishte qëndrimi i Rugovës gjatë ditëve sa ishte peng i Millosheviqit?
Cilat zhvillime patën ndikim për lirimin e Rugovës? Çka u bisedua në Shkup mes Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, pas lirimit të tij nga Millosheviqi? Si u soll Rugova pas luftës me miqtë dhe me bashkëpunëtorët e vet të afërt? Kush e kritikonte për gjallje, ndërsa e mbron Rugovën e vdekur dhe pse? Cili është Rugova i mitizuar dhe cili ëshë Rugova i vërtetë?
Për të gjitha këto pyetje dhe qindra të tjera po kaq kurreshtjendjellëse, përgjigjet e vërteta, të dorës së parë, i gjeni në librin tim me titull “Sekretet që nuk i mori me vete IBRAHIM RUGOVA.”
https://www.facebook.com/milazim.krasniqi.12/posts/pfbid031mTsPQLcjZjB9mXPFZHNG86Yws1Y9kDKrTHNRADZwopzrZyGyTdcemRyuVMNMARTl?__cft__[0]=AZWLVZgUyMSUHM7dztrESYafgLmDtah8aJo-QndGZIzkqDsdN25hJNgcHBEKFOYjHjDrysAySyELJ_aZli5OuH5if04WOGJK8Lx9kerwu7WVdAfPgRC01XC9YNDRFIgdyOTDvMXQVywHlK_OlKzQFlyF6iLo_0mD38xASJtniVyAUg&__tn__=%2CO*F
-

Prof Krasniqi : Albin Kurti nuk duhet të fajësohet kur flet për rrezikun e luftës
Profesori Milazim Krasniqi i doli në mbrojtje kryeministrit Kurti, pas kritikave që mori në lidhje me deklaratën për shpërthimin e një lufte.
Krasniqi në një postim në Facebook tha se kryeministri Kurti nuk duhet të fajësohet kur flet për rrezikun e luftës.
“Albin Kurti nuk duhet të fajësohet kur flet për rrezikun e luftës. Rreziku i luftës vërtet është potencial, sepse Serbia e ka atë plan dhe Rusia po e nxitë në atë drejtim. Vetë fakti që presidenti serb tha pardje në Bielinë se nuk do ta japë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës, de fakto është qëndrim luftënxitës”, deklaroi profesor Krasniqi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Albin Kurti nuk duhet të fajësohet kur flet për rrezikun e luftës. Rreziku i luftës vërtet është potencial, sepse Serbia e ka atë plan dhe Rusia po e nxitë në atë drejtim. Vetë fakti që presidenti serb tha pardje në Bielinë se nuk do ta japë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës, de fakto është qëndrim luftënxitës. Albin Kurti duhet të mbahet përgjegjës për tjetër gjë: ai e ka obligim ta shmang rrezikun nga planet serbe e ruse të luftës. Ajo është detyra e tij. Si fillim, duhet të gjejë rrugë ta shmang problemin e targave, sepse ai është kurth. Dhe të fokusohet te integrimi i serbëve dhe mbyllja me marrëveshje e çështjes së bashkësisë së komunave serbe, në pako me një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative. (E qartë është që njohja nuk është në rend dite.) Ai duhet ta kuptojë se edhe në BE mund të ketë shtete e politika që duan luftë, për ta zhbërë shtetin e Kosovës, për idiotizmat e veta. Pra, Kurti duhet të alarmojë për rrezikun nga Serbia, por duhet të punojë për ta shmangë me çdo kusht atë rrezik, e jo të futet në skemën e konfliktit, i cili i duhet Rusisë, paçka se edhe serbët lokalë dhe Serbia do të ishin dëm kolateral.