Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Milazim Krasniqi : Shenjë nuk ma lënë shpifjet , e kam kaluar atë flamë moti

nga Revista Kosovarja

Gjëja më e ndyrë që shpesh e përsërisin disa vagabondë islamofobikë dhe disa militantë partiakë është se gjoja nga LDK më ka larguar Rugova. Është absolutisht e pavërtetë.

Mbi artikull

Rugova dhe unë kemi punuar bashkë mbi 11 vite, ai kryetar e unë sekretar në ShSHK. E kemi marrë drejtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve për një ditë, në shkurt të vitit 1988 dhe e kemi dorëzuar për një ditë, në shtator të vitit 1999, pra, pas çlirimit. Pra 11 vite kemi punuar bashkë, në çdo betejë me shkrimtarët serbë e në cdo punë kulturore e politike në Kosovë. E dyta, në LDK kemi hyrë bashkë. Bile formalisht unë e kam anëtarësuar atë në Këshillin Nismëtar, ndërsa në Kuvendin Themelues, si kryetar i Komisionit kandidues, unë e kam propozuar për kryetar të LDK-së. Gjatë viteve më të rënda, 1998-1999, kam qenë shef i informimit në LDK. Pothuajse çdo komunikatë e kam shkruar unë, gjithnjë në konsultim me të. Kam qenë edhe anëtar dhe zëdhënës i Këshillit Republikan të Protestave në vitin 1998. Pas çlirimit kam vazhduar si shef i informimit dhe formulues politikash. Bile pas kthimit të Rugovës nga Italia, më ka rikonfirmuar ai personalisht si zërin zyrtar të partisë, pas mbledhjes së parë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Kur kam vendos të largohem, e kam njoftuar, në shtëpinë e tij. I kam thënë se ndërmjet politikës e historisë, kam zgjedhë të jam në anën e historisë. Duke më njohur mirë, ai e ka pasë të qartë se kur kam vendos të largohem, unë largohem. E kam kritikuar për gjallje, për vendime të caktuara, por jam bërë mbrojtësi i tij i fortë, pas vdekjes se tij.
Kushdo që don të shpifë e të gënjejë, duhet ta dijë se vetëm sa e poshtëron veten, duke gënjyer e duke shpifë. Biografia ime është tërësisht publike dhe plotësisht e pastër. Prandaj mua shenjë nuk ma lënë as shpifjet e gënjeshtrat e vagabondëve antiislamikë e as të militantëve politikë. E kam kaluar atë flamë në vitet 1988-1989, kur gazetarë, shkrimtarë e medie serbe, në shumë raste më kanë pasur cak sulmesh. Nuk jam ndalë as atëherë, nuk ndalem as tash.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/