Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

​Deliu-Kodra: Programi i Qeverisë Kurti listë dëshirash

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur listë dëshirash programin e Qeverisë Kurti II.

Në seancën e sotme, ku po vazhdon debati për programin e ekzekutivit, Deliu-Kodra tha se në këtë program nuk asnjë qartësi për asgjë.

“Është më shumë program synimesh, e më shumë dëshirash të kalkuluar në votë elektorale që nuk është fare pasqyruar në kornizën afat-mesme të shpenzimeve të cilat ju si qeveri e Vetëvendosjes e keni votuar”, tha ajo.

Deputetja opozitare kritikoi kabinetin qeveritar edhe për dialogun me Serbinë, të cilin tha se e kanë vendosur prioritet të parë, ndryshe siç është premtuar në fushatë. Derisa tha se nuk ka asnjë sqarim rreth anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk ka qartësi rreth përpjekjeve apo synimeve të qeverisë në këto organizata apo jo. Nuk përmendet askund në programin qeverisës marrëveshja e Uashingtonit. Madje dua të rikutjojë se ka pasur deklarata që e kanë konstetuar këtë marrëveshje”, u shpreh ajo.

Deliu-Kodra kritikoi ekzekutivin edhe për mungesën e bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Për këtë qeveri nuk ka fare rëndësi bashkëpunimi me Shqipërinë, premtimi i cili e pati edhe në programin politik gjatë zgjedhje. Veçanërisht gjatë pandemisë kur vet kryeministri tha se do të bashkëpunojnë posaçërisht sa i përket pandemisë, por refuzoi vaksinat nga kryeministri Edi Rama”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]