Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

​Ilaçi i fuqishëm popullor me tre përbërës ngrit imunitetin

nga Revista Kosovarja

Ka një efekt antiseptik dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër mukozave të përflakura, dhe përveç kësaj pastron rrugët e frymëmarrjes dhe forcon imunitetin.

Mbi artikull

Shurupi i gjetheve të dafinës është një qetësues natyral për dhimbjet e fytit. Ka një efekt antiseptik dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër mukozave të përflakura, dhe përveç kësaj pastron rrugët e frymëmarrjes dhe forcon imunitetin.

Një shurup kaq të efektshëm mund ta bëni vetë. Gjethja e dafinës shpesh përdoret në kuzhinë, si shtesë e pjatave, kështu që ndoshta e keni diku midis erëzave tuaja.

Gjethet e saj janë të pasura me minerale të ndryshme, vitaminë B dhe janë një parandalues i shkëlqyeshëm për mbrojtjen e imunitetit.

Moneytizer Paragrafi 4

Përbërësit:

6 gjethe dafine të thata

limon

3, 4 lugë çaji sheqer kafe ose mjaltë

Përgatitja:

Zieni 2 dcl e gjysmë ujë në një tenxhere. Shtoni një gjethe dafine në ujë, mbulojeni dhe gatuajeni për 5 deri në 10 minuta, më pas hiqni gjethet dhe derdhni ujin në një enë tjetër.

Shtrydhni lëngun e një limoni në ujë dhe shtoni ëmbëlsuesin që keni zgjedhur, pastaj përziejeni gjithçka mirë. Konsumoni shurupin tri herë në ditë, me një lugë çaji.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]