Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

​Koronavirusi mund të udhëtojë përmes ajrit deri në 4 metra largësi

nga Revista Kosovarja

Një studim i ri që ekzaminon mostrat e ajrit nga repartet spitalore me pacientë COVID-19 ka zbuluar se virusi mund të udhëtojë deri në katër metra – dyfishi i udhëzimeve aktuale në distancë që njerëzit duhet të kenë.

Mbi artikull

Rezultatet paraprake të hetimit nga studiuesit kinezë u botuan në revistën ‘Emerging Infectious Diseases’, të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ata shtojnë një debat në rritje se si transmetohet sëmundja, me vetë shkencëtarët duke paralajmëruar që sasitë e vogla të virusit që gjetën në këtë distancë nuk janë domosdo infektive.

Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip në Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake në Pekin, testuan mostra në sipërfaqe dhe ajri nga një njësi e kujdesit intensiv dhe një repart i përgjithshëm COVID-19 në Spitalin Huoshenshan në Wuhan, te 24 pacientë gjatë periudhës 19 shkurt- 2 mars , transmeton kp.

Moneytizer Paragrafi 4

Ata zbuluan se virusi ishte përqendruar më së shumti në dyshemetë, “mbase për shkak të gravitetit dhe rrjedhës së ajrit duke shkaktuar që shumica e pikave të virusit të notojnë në tokë”.

Nivele të larta u gjetën edhe në sipërfaqe të prekura shpesh si ‘minj’ kompjuteri, kontejnerë plehrash, shtretër dhe dorëzat e dyerve.

“Për më tepër, gjysma e mostrave nga këpucët e stafit mjekësor ICU u testuan pozitive. Prandaj, këpucët mund të funksionojë si transportues,” shkruan ekipi.

Ekipi gjithashtu zbuluan se aerosolet e ngarkuara me virus ishin përqendruar kryesisht pranë dhe në rrjedhën e poshtme të pacientëve në largësi deri në katër metra.

Fatmirësisht, asnjë anëtar i stafit të spitalit nuk u infektua, “duke treguar që masat paraprake të përshtatshme mund të parandalonin në mënyrë efektive infeksionin”.

“Gjetjet tona sugjerojnë që izolimi në shtëpi i personave me COVID-19 të dyshuar mund të mos jetë një strategji e mirë kontrolli” duke pasur parasysh nivelet e ndotjes së mjedisit”, shkruajnë autorët e studimit.

Organizata Botërore e Shëndetit deri më tani ka minimizuar rrezikun. Autoritetet shëndetësore të SHBA-së kanë adoptuar një linjë më të kujdesshme dhe u kanë bërë thirrje njerëzve që të mbulojnë fytyrat kur janë jashtë në rast se virusi mund të transmetohet përmes frymëmarrjes normale dhe të folurit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]