Edhe tre raste të reja janë raportuar për dhunë në familje në Kosovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vetëm gjatë kësaj periudhe janë arrestuar tre persona meqë të njëjtit kanë ushtruar dhunë në familje.
Një rast ka ndodhur në Prishtinë ku një femër ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një tjetër arrestim është bërë pasi një person ka sulmuar një tjetër pas një mosmarrëveshje që raportohet të kenë pasur. I njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ndërsa në Rahovec PK njofton se ka arrestuar një të dyshuar i cili kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje, në Kosovë dhe në shumë vende të botës, në këtë kohë të izolimit dhe përballjes me Covid-19.