Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me përhapjen e pandemisë koronavirus në kryeqytet.
Me ndryshimin e orarit kufizues të lirisë së qarkullimit nga ora 06-17.00, është rritur edhe numri i qytetarëve në rrugët e Prishtinës, në kohën kur vendi ka konfirmuar 125 raste me koronavirus.
Ahmeti në një postim në Facebook shkruan se lëvizja e një numri të madh të qytetarëve në kryeqytet mund të sjellë pasoja serioze për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.
“Shumë njerëz në qytet! Relaksim i panevojshëm që mundet me na kushtuar shtrenjtë më vonë”, shkruan Ahmeti.