Sot të gjithë fëmijët gëzojnë festën e tyre, 1 Qershorin.Më shumë sesa çdo ditë tjetër, ata kërkojnë vëmendjen e prindërve.
Në këtë festë moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ka uruar djalin e saj me një foto nga spitali.
‘Ajo bëri me dije se Joni është operuar nga bajamet dhe emocionoi të gjithë me shkrimin:Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet❤️ Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim❤️❤️ Gëzuar 1 qershorin 🎈.’