Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

21-vjeçarja kosovare humb jetën pas aksidentit në Gjermani

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen.

Mbi artikull

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, vetura doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Në vendin e ngjarjes intervenuan menjëherë ekipet e shpëtimit, përfshirë një helikopter emergjence. Autostrada B28 u mbyll për disa orë për shkak të intervenimit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, 21-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. Ajo ndërroi jetë dy ditë më vonë, të shtunën, si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet gjermane konfirmuan zyrtarisht vdekjen e saj ditën e djeshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ndërsa familja e të ndjerës po përjeton një dhimbje të thellë për humbjen e parakohshme të vajzës së tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]