Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

10 km trafik, bllokohet Rruga e Kombit

nga Revista Kosovarja

Rruga e Kombit në segmentin Morin-Kukës ngjason me lumë automjetesh mëngjesin e sotëm.

Janë me mijëra qytetare të Kosovës por jo vetëm që kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Fluksi i lartë i mjeteve nuk i shmangi radhët e gjata kilometrike dhe qëndrimit për me shume se 20 apo 30 minutave në afërsi të Urës mbi Drin.

Shkaku i radhëve të gjata është bërë ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi pikërisht në urën e vjetër mbi Drin. Ura e re e nisur katër vite më parë nuk përfundoi as për këtë sezon turistik.

Moneytizer Paragrafi 4

Trafiku është krijuar pranë urës së Kukësit, aty ku rruga ngushtohet me një korsi. Radhët kanë arritur deri në 10 km.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]