Pothuajse e gjithë bota është izoluar dhe të gjithë ata që burim kryesor të të ardhurave kanë orët e punës, duhet të sigurojnë të ardhura të rregullta për disa javë apo muaj.
Disa prej nesh që gëzojnë luksin e kohës së lirë në shtëpi mund të sigurojnë të ardhura online, duke e shfrytëzuar kështu kohën në mënyrë produktive.
Mësimdhënia online
Të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore janë të mbyllura dhe kjo është një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët me diploma. Shumë prindër nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të shkëputen nga mësimet ndaj nëse keni aftësi në mësimdhënie mund të ofroni mësime online.
Shkrimi i një rezymeje
Nëse rezymeja juaj le mbresa tek rekrutuesi juaj që në fillim atëhere ju keni aftësi që të tjerët nuk i kanë. Nëse jeni të aftë të shkruani përse të mos e shfrytëzoni këtë aftësi për të nxjerrë në pah pikat e forta të njerëzve dhe ti ndihmoni ata të fitojnë punën e ëndërrave të tyre?
Shitja e imazheve
Nëse keni sy për imazhet piktoreske dhe jeni të aftë të përdorni një kamer mund të filloni si fotograf në shtëpinë tuaj. Më pas mund ti shisni këto foto në portale të ndryshme ku ofrohen pagesa të ndryshme nga kompani apo firma fotografike.
Blogu ose shkrimi i pavarur
Të dish si të komunikosh me njerëzit nëpërmjet fjalëve të duhura është gjithashtu një lloj arti. Nga moda, gatimi, kozmetika ka shumë hapësira ku mund të ndash idetë e tua dhe të sigurosh të ardhura. Ekziston edhe mundësia për partneritete dhe bashkëpunime kundrejt një pagese.
Ri-shitjet
Ne kemi mjaft sende shtëpiake të cilat nuk na nevojiten më. Mund të konsideroni ri-shitjen e tyre duke postuar reklama në internet. Kjo përfshin libra, pajisje elektroshtëpiake, video-lojëra dhe rroba me cilësi të mirë.
Krijimi i videove në You Tube
You Tube është një bekim për krijuesit. Aty mund të krijoni video nga më të ndryshmet për audiencën tuaj duke filluar nga tutorialet për produktet e kozmetikës e deri tek recetat e gatimeve. Mund edhe të postoni rreth eksperiencave tuaja personale gjatë karantinimit, pasi këto mund të përputhen emocionalisht me të tjerët.
Plotësimi i sondazheve online.
Ka shumë firma që krijojnë sondazhe të konsumatorëve ose sondazhe për hulumtime të tregut, të cilat mund ti plotësoni për të fituar disa dollarë shtesë. Si fillim mund të shikoni këto dy adresa interneti https://www.onepoll.com/ dhe https://www.swagbucks.com/
Dizajne të printuara
Nëse keni aftësi në krijimin e tabelave, kornizave të orareve apo axhendave kjo është një mundësi e mirë për ti shitur më pas. Për shembull nëse jeni një planifikues i mrekullueshëm i vakteve ushqimore përse të mos ndani me nënat që kanë fëmijë të vegjël planifikimin tuaj? Kjo do të shërbejë si një udhëzues për to.
Transkriptimi i videove.
Të gjitha titrat që shikoni në Netflix shkruhen nga njerëzit e tjerë për ju. Nëse keni aftësi në shtypshkrim, kjo mund të jetë një karrierë afatgjatë dhe fitimprurëse. https://www.rev.com/ është një adresë elektronike e shkëlqyer ku mund të punoni fillimisht por ka edhe adresa të tjera.
Shitja e artit dixhital.
Nëse e dashuroni artin krijues në programet si Adobe Photoshop apo Illustrator, përse të mos ua shisni njerëzve në mbarë botën të cilët e dashurojnë artin si ju? Ka mjaft platforma elektronike si Etsy, 99 Designs apo Café Press të cilat u japin mundësinë të zgjidhni produktet e duhura për dizajnet tuaja. Një fillim i mirë do të ishte nëpërmjet shitjeve në Facebook apo Instagram.