Tashmë kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga fillimi i luftës, BBC rëndit disa nga datat e rëndësishme nga ndodhitë e luftës.
24 shkurt: Rusia nis sulmin në shkallë të plotë në Ukrainë
30 mars: Rusia njofton se do të frenojë sulmin e saj në Kiev dhe më vonë e zhvendos fokusin e saj në Ukrainën lindore
13 Prill: Presidenti i SHBA Joe Biden akuzon trupat ruse për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë
21 Prill: Presidenti rus Vladimir Putin deklaron qytetin port kyç të Mariupolit “të çliruar” pas gati dy muajsh rrethimi, por qindra mbrojtës qëndrojnë brenda fabrikës së çelikut Azovstal të qytetit.
9 maj: Putin i kërkon Rusisë të luftojë në fjalimin sfidues të Ditës së Fitores, por mbetet i heshtur për planet për çdo përshkallëzim në Ukrainë
18 maj: Finlanda dhe Suedia aplikojnë për t’u bashkuar me NATO- n, në vazhdën e pushtimit të Rusisë
20 maj: Rusia shpall fitoren e plotë në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit
Fundi i majit: ofensiva ruse zhvendoset në Donbas
26 maj: Më shumë se 14 milionë njerëz thuhet se kanë ikur nga shtëpitë që nga pushtimi, thotë OKB
31 maj: BE-ja arrin një marrëveshje kompromisi për ndalimin e naftës ruse
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Zelensky tha se fitorja do të jetë e tyre.
“Forcat e armatosura të Ukrainës janë gjithashtu këtu … njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës”, tha ai!
View this post on Instagram