fbpx

107 pacientë me koronavirus të shtrirë në Infektivë, 55 me oksigjeno-terapi

nga Revista Kosovarja

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 107 persona të prekur me koronavirus.

Sipas njoftimit 55 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Po ashtu dy pacientë janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, kurse 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi i plotë:

Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 08/07/2020, gjinden të hospitalizuar 107 raste.

Gjithsej 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste; 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Dje me datën 07/07/2020 janë lëshuar nga Klinika Infektive 7 pacientë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]