Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

11 vite pa Dr. Florin/ Miri kujton mikun e paharrueshëm

nga Revista Kosovarja

Kanë kaluar 11 vite nga dita që Dr. Flori ndërroi jetë, një nga zërat më unikë dhe artistët më të kompletuar të muzikës shqiptare. Ditën e sotme, Miri e kujtoi atë gjatë një bisede me Selin dhe Juxhinin, duke ndarë emocionet dhe kujtimet e tij nga ajo kohë e vështirë.

Mbi artikull

Këngëtari tregoi se kur Dr. Flori iku nga jeta, ai ishte në Gjermani dhe telefoni i tij nuk pushonte së rëni nga mesazhet e njerëzve që ndanin dhimbjen për humbjen e artistit. Miri theksoi se, megjithëse Dr. Flori kishte projekte personale, gjithmonë mendonte për grupin dhe lidhjen që kishin si miq dhe kolegë.

“Një javë para se të largohej, ka shkruar një status: ‘Çfarëdo që të ndodhi në këtë jetë, jemi gjithmonë bashkë’. Edhe ka publikuar këngën ‘Mbigjithçka’. E ndodhi ajo që ndodhi…”, rrëfeu Miri.

Ai shtoi gjithashtu se nuk e ka menduar kurrë të dalë solo, pasi ndihet rehat dhe i plotësuar brenda grupit, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe lidhjen e fortë që kanë pasur me Dr. Florin.

Moneytizer Paragrafi 4

Humbja e Dr. Florit mbetet një boshllëk i madh, por kujtimet dhe muzika e tij vazhdojnë të jetojnë në zemrat e fansave dhe miqve të tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]