fbpx

111 të prekur me COVID-19 në Infektivë, 4 në gjendje kritike

nga Revista Kosovarja

111 të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 4 prej të cilëve në gjendje kritike.

QKUK-ja,në një njoftim ka bërë të ditur se të marten, nga Klinika Infektive janë liruar pesë persona, të cilët edhe pse pozitivë në COVID-19, janë në gjendje stabile.

“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 01/07/2020, gjinden të hospitalizuar 111 raste të sëmurë me Covid 19. Gjithsej 61 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, shkruhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]