Një gjyshi nga Rumania i është dhënë titulli i burrit më të vjetër në botë. Sipas tij, dashuria është sekreti i jetës së gjatë.
Dumitru Comanescu, i moshës 111 vjeç dhe 203 ditë i vjetër, trashëgoi titullin pas vdekjes së Bob Weighton, i cili vdiq dje në moshën 112 vjeçe, shkruajnë mediet britanike.
“Ndihem i nderuar dhe i bekuar që jam zyrtarisht burri më i vjetër në botë dhe që përfaqësoj Rumaninë në nivelin më të lartë! Është e jashtëzakonshme!”, u shpreh Comanescu, i cili jeton në Qendrën e Bukureshtit për të moshuarit.
Ai tha se sekreti i jetës së tij së gjatë ishte dashuria e gruas, djemve dhe nipërve të tij.
Comanescu diplomoi më 1933-ën dhe punoi si inxhinier bujqësor në patologjinë e bimëve për 70 vite.