Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

12 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Moneytizer Paragrafi 4

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar me 10.04.2020, në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]