fbpx

12 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Pejës

nga Revista Kosovarja

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 49 pacientë të prekur me COVID-19.

Dy prej tyre janë në respirator, 34 pacientë janë në Oksigjeno-terapi dhe nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 49 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Gjithashtu u bë e ditur se gjatë vikendit që lam pas në këtë spital trajtim shëndetësore morën 587 pacientë.

“49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.10 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 10 foshnje 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.378 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,216 analiza, ndërsa janë kryer 15 Operacione.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 98 shërbime Radiologjike”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]