Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

12 të lënduar nga aksidenti zinxhir në të cilin u përfshinë 15 vetura

nga Revista Kosovarja

12 persona kanë pranuar ndihmë mjekësore, pasi në rrugën Prishtinë – Ferizaj në një aksident zinxhir janë përfshirë 15 vetura.

Mbi artikull

Edhe policia ka njoftuar se rreth orës 09:40 kanë ndodhur “pesë aksidente trafiku me lëndime trupore”.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona”, ka treguar Ahmeti.

Moneytizer Paragrafi 4

Më pas, ajo ka shtuar se “me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]