Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

13 vjet burgim për babain që tentoi ta vriste djalin e tij

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 13 vjet burgim të pandehurin me inicialet D.B., pasi e ka shpallur fajtor për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mbi artikull

Aktgjykimi është shpallur më 23 korrik 2026 nga kryetari i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, D.B. u shpall fajtor për tentim-vrasjen, ngjarje që kishte ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i pandehuri kishte tentuar ta privonte nga jeta djalin e tij, ndërsa gjatë rastit kishte poseduar edhe armë pa autorizim.

Moneytizer Paragrafi 4

Rasti ishte raportuar më 28 korrik 2025. Pas ngjarjes, D.B. kishte qëndruar në arrati për disa muaj, derisa u arrestua më 14 nëntor 2025 pas një pune operative të organeve të rendit.

Në kohën e arrestimit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte bërë të ditur se D.B. dyshohej për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me aktgjykimin e shpallur më 23 korrik 2026, Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi D.B. me 13 vjet burgim për veprat penale për të cilat u shpall fajtor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]