14 persona kanë rezultuar pozitiv si të infektuar me COVID-19 në Rahovec.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Latifi tha se nga 17 mostra të marra gjithsej sot, 14 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Indeksonline.
Latifi tha se nuk ka vend për panik, por që duhet pasur kujdes.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë.
Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.
Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem shmangeni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat te familjarët.
Ne situatën e kemi nën kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj që ta tejkalojmë bashkë edhe këtë sdidë.
#RRINËSHTËPI
SL