Shtrenjtimi enorm i rrymës për 100%, do të bartë pasoja të paparashikueshme për shportën qytetare të kosovarëve, shkruan “Kosovarja”.
Kur ndodh një rritje 100%, siç ndodhi këto ditë te ne me shtrenjtimin e rrymës, në ekonomi cilësohet si “krim ekonomik”, por që do e paguajë qytetari.
Kryetari i Këshillit Drejtues të BSPK-së, në një përllogaritje të thjeshtë, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës, me pagat që marrin, mund të jetojnë vetëm 15 ditë…
“Ne e bashkëndjejmë dhe konsiderojmë që kjo rritje e çmimit bëhet në kohën më të papërshtatshme për qytetarin. Krahas kësaj rritje kemi edhe rritje enorme të çmimeve të tjera.
Kemi rritjen e çmimeve të derivateve, e kemi rritjen e çmimeve esenciale. Në markete të tmerrojnë çmimet e produkteve esenciale, e mos të flasim për produktet tjera”, tha Ali Gashi.
Ekonomikisht, rritja e çmimeve është inflacion. Me shtrenjtim rryme 100%, Kosova ka hyrë në inflacion dhe kur inflacioni nuk ka fuqi ekonomike të mbulohet nga shteti, qeveria i rritë çmimet për të mos falimentuar shteti!
Në Greqi, para pesë vjetësh, pat falimentuar shteti. Shteti u fut në kredi mbi 100 miliardë euro, duke lënë peng ishujt që janë pjesë e shtetit.
Ato i bleu Gjermania. Ia dha 100 miliardë euro Greqisë…
Sidoqoftë, pas shtrenjtimit të çmimit të rrymës për 100% dhe paralajmërimeve të tmerrshme të rritjes së çmimeve që po ndodhin në Kosovë, si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, shtrohet pyetja: Si do të jetojnë kosovarët me pagë mesatare 300 euro në muaj?
Andaj, paralajmërimi i protestave të mundshme nuk do të jetë më politikë, por jetë për bukë, për ekzistencë… S. Krivaça /Kosovarja/