Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

16 ditë afat: Kujdes, mund të ndëshkoheni për faturat e ujit

nga Revista Kosovarja

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka bërë të ditur se borxhi i qytetarëve ndaj kësaj ndërmarrje është 45 milionë euro.

Mbi artikull

Në emisionin “Fol me Arin”, Mjeku paralajmëroi qytetarët se nëse nuk i paguajnë faturat edhe 16 ditë, do të shkojnë të përmbaruesi, transmeton Klankosova.tv.

“Ne furnizojmë me ujë të pijshëm diku rreth 180 mijë konsumatorë. Tash llogarite, 180 mijë konsumatorë për shtëpi, shumëzoje me 4 apo 5 anëtarë, më pak se gjysma e paguajnë, ndërkaq pjesa tjetër e paguajnë dhe bëjnë fjalë, kështu që nëse nuk paguajnë deri në fund të këtij muaji [borxhi është 45 milionë euro]”, u shpreh Mjeku.

Pos tjerash, Mjeku tha se ditëve të fundit ka pasur turbullira në Ibër Lepenc, çka ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, problem për të cilin ajo u ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]