fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

17 mijë persona nënshkruajnë peticionin për tërheqje të parave nga Trusti

nga Revista Kosovarja
6 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Mbi 17 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin për lejimin e tërheqjes së 30% të kursimeve pensionale. Pas pushimit të deputetëve në kuvend, kjo temë pritet të hapet prapë. Ekonomistët thonë se tërheqja e këtyre mjeteve do të vë në qarkullim 400 milionë euro, përderisa ato mjete po humbin si pasojë e krizave globale.

Organizatori i peticionit për lejimin e tërheqjes se 30% të kursimeve pensionale, Adnan Jashari, ka thënë për Radio Kosovën se janë verifikuar mbi 17 mijë nënshkrues të kësaj nisme. Ai tha se po presin që kuvendi t’i dërgojë pyetje qeverisë që kjo të japë opinionin e saj për projektligjin në fjalë, pastaj të vazhdohet tutje.

“Qeveria ka afat 30 ditë të japë përgjigje për këtë nismë legjislative dhe pastaj vazhdohet me procedura të tjera”, thotë Jashari.

“Ne do t’i nisim disa aksione simbolike që të lobojmë që deputetët ta çojnë sa më shpejt projektligjin në kuvend dhe të votojnë pro, sepse gjendja siç e dimë të gjithë, është urgjente për shkak të krizës globale”.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka kundërshtuar idenë për tërheqjen deri në 30% të mjeteve nga Trusti Pensional për shkak se, siç ka thënë qeveria, një gjë e tillë do të rrënonte kursimet pensionale të qytetarëve.

Por kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se Kuvendi duhet të miratojë projektligjin për tërheqjen e kursimeve të trustit në mënyrë që në vend të qarkullojnë rreth 400 milionë euro. Përndryshe ai tha se trusti është duke humbur miliona euro si pasojë e krizës globale.

“Kuvendi do të duhet të miratoj atë projektligj për trustin. AKB edhe më herët ka paralajmëruar se nga trusti mund të kemi zhvillim nëse i marrim rreth 400 milion euro në qarkullim, por mund të kemi edhe humbjen nëse ajo nuk ndodhë”, thotë Shahini. “Humbja vjen nga faktorët e tjerë nga mos menaxhimi i parasë dhe investimi i tyre”.

Ditë më parë është raportuar se kriza globale ka ndikuar që Trusti të humb miliona euro të kursimeve të qytetarëve. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro. Kjo u bë e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022, ku bëhet e ditur se rënia e vlerës së aksioneve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e reja të grumbulluara në këtë periudhë.

Në Kuvendin e Kosovës më herët nuk ka kaluar projektligji i cili mundëson tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale.


Etiketa: Trusti

POSTIME TË NGJASHME

02.12.2022; Doha; Fussball Nationalmannschaft - FIFA Weltmeisterschaft Katar 2022 - Serbien - Schweiz;
Granit Xhaka (SUI) jubelt 
(Toto Marti/Blick/freshfocus)
Aktuale

Pamje kur Granit Xhaka arrin në Beograd

7 minuta më parë
Aktuale

Kastrati shkon në xhami, i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit…

13 minuta më parë
Aktuale

Vdes 46-vjeçarja që zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, arrestohen mjekët turk

2 orë më parë
Aktuale

Kica Xhelili për Ministren Haxhiu: Ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës

3 orë më parë
Aktuale

Haxhiu lavdëron Kurtin për marrëveshjen e Ohrit, PSD le të vazhdojë me protesta

3 orë më parë
Aktuale

PSD-ja shpërndan tym të zi para Qeverisë, Molliqaj: Kurti u dorëzua

3 orë më parë
Postimi tjetër

Katër shenjat e horoskopit më të prekura nga hëna e re e shtatorit 2022

Marigona dhe Robini postojnë momentet e ëmbëla me djalin në shtëpi

Duket si një varg i përsosur, por diçka nuk është në rregull këtu!

TË FUNDIT

02.12.2022; Doha; Fussball Nationalmannschaft - FIFA Weltmeisterschaft Katar 2022 - Serbien - Schweiz;
Granit Xhaka (SUI) jubelt 
(Toto Marti/Blick/freshfocus)

Pamje kur Granit Xhaka arrin në Beograd

7 minuta më parë

Futbollisti Granit Xhaka ashtu si i ka hije, një trim dhe kapiten i vërtetë, ka zbarkuar mbrëmë në Beograd, nga...

Kastrati shkon në xhami, i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit…

13 minuta më parë

Humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati, po vazhdon ndihmën ndaj familjeve nevojtare. Kësaj here, hoxha ka zgjedhur ta gëzojë një...

Kjo është lidhja e Jorit të “BBVA” me Don Xhonin

26 minuta më parë

Jori Delli është shqiptarja qa punon si modele në Itali, ku ka qenë e angazhuar në sfilata dhe reklama të...

Pas ndarjes nga Kerem, Hande Erçel në lidhje të re dashurie, fotografohet me biznesmenin e njohur

41 minuta më parë

Hande Erçel ka nisur një lidhje të re. Aktorja shumë e dashur për publikun duket se e ka lënë pas...

Studiuesit zbulojnë çfarë ndodh nëse hani një grusht arra në ditë

55 minuta më parë

Hulumtimi i ri zbulon se ngrënia e rregullt e arrave mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai bashkohet...

Ja çka po i bën agjërimi Sara Hoxhës

1 orë më parë

Blogerja e njohur tregoi publikisht se sot është agjërueshëm. Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, partnerja e...

MË TË LEXUARAT

Learta uron bashkëshortin për ditëlindje

Ngjarjet e ditës, çfarë është planifikuar të ndodhë sot

Pesë kombinime për ta mirëpritur pranverën 2023 plot stil

Memli Krasniqi: Kryeministri Kurti i ka pranuar krejt ato që ka premtuar se s’do t’i pranojë kurrë

Arbanën e tradhton setra, ia shfaq gjoksin

Kusari-Lila: Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën, atëherë kur është diskutuar për shkëmbim territorial

Melisa më në fund vendos të ndryshoj, ska më bardh e kuq

Selena Gomez po “martohet”, shkëlqen në fustan nusërie

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Konjufca uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist