IKSHPK ka bërë të ditur se janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, bëhet e ditur se 35 persona janë shëruar. Numri total i të prekurve ka shkuar në 780.
Të prekurit janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime: Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan.
IKSHPK bën lutje që të respektohen masat në mënyrë që sa më shpejt të dilet nga kjo gjendje.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2699613953499925