Matilda Dautaj është një nga personazhet e njohur në Tik Tok për videot e saj plot humor.
E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar historinë e saj të vështirë të jetës.
Në moshën 17-vjeçare Matilda mori iniciativën për të ikur në Itali për një të ardhme më të mirë, por atje u përball me tentativat për ta hedhur në rrugën e prostitucionit dhe pas një mori ngjarjesh të tjera, qëndroi e burgosur për 2 vjet.
Dautaj tregon se si u mbrojt nga një person dhe më pas u dashuruan dhe u lidhën.
”Kemi kaluar një vit e gjysmë shumë të bukur, por pastaj ai për problemet e tij, hallet e tij bëri një vrasje, u arrestua dhe pas pak edhe unë sepse isha e dashura e tij”.