Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

18 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

nga Revista Kosovarja

Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj – Çeliku, nga akuzat për krime lufte.

Mbi artikull

Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një proces gjyqësor i gjatë një vit, ishte shpallur i pafajshëm për aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Fatmir Limaj, aso kohe deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, u arrestua nga Tribunali i Hagës në shkurt 2003 nën akuzat për krime lufte.

Më 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj arrin në Aeroportin e Prishtinës ku ishte pritur nga liderë të lartë politikë. Në pritje të tij kishin dalë të gjithë bashkë komandantët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku.

Moneytizer Paragrafi 4

Në pritje kishin dalë edhe mijëra qytetarë për të festuar, për atë që ata e kanë quajtur fitore të drejtësisë ndërkombëtare dhe luftës së pastër të UÇK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]