Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

19-vjeçarja bën vetëvrasje ‘live’, nuk merrte ‘like’ sa dëshironte në rrjetet sociale

nga Revista Kosovarja

Një kamariere 19 vjeçare, e fiksuar pas rrjeteve sociale e ka vrarë veten teksa po fliste në telefon me shoqen e saj të ngushtë.

Mbi artikull

Mediat britanike raportojnë se arsye e vetëvrasjes ishte numri i vogël i ‘likes’ që ajo i merrte në postimet e saj.

19-vjeçarja Chloe Davison u gjet e varur në banesën e saj në Lanchester në County Durham të Anglisë pasi Policia shkoi atje për t’i ardhur në ndihmë pas alarmit të ngritur nga shoqja e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe pse ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, nuk mund ta shpëtonin 19-vjeçaren, të cilës i ishin kthyer në obsesion rrjetet sociale.

Në dëshminë përpara grupit hetimor, nëna e Chloe tregoi në mënyrë direkte se si rrjetet sociale “ia morën jetën” të bijës, pasi ajo ishte e fiksuar që të kishte vëmendjen e njerëzve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]