Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

19-vjeçarja denoncon të dashurin për dhunim – Prokuroria nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një rast tronditës është raportuar në kryeqytet. Një 19-vjeçare ka denoncuar të dashurin e saj, A. A, duke deklaruar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.

Mbi artikull

Rasti është raportuar më 12 gusht 2025, rreth orës 19:30, në Stacionin Policor Veriu – Prishtinë. Sipas vajzës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, ndonëse lokacioni i saktë nuk është përcaktuar. Ajo ka theksuar se kishte refuzuar marrëdhënien, por i dyshuari kishte vepruar me forcë.

Policia i ka ofruar menjëherë tretman mjekësor viktimës, ndërsa është bërë përpjekje për të ndaluar të dyshuarin, por i njëjti nuk është arritur të sigurohet.

Më 17 gusht 2025, Prokuroria e Shtetit ka vendosur të iniciojë rast penal për veprën “Dhunimi” dhe ka urdhëruar që veprimet e mëtejme t’i ndërmarrë Njësia e Hetimeve të Përgjithshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia tashmë ka nisur procedurat për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]