Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

2 4 orë në izolim me Adelina Thaçin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Thaçi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor si solo artiste.

Përkundër thirrjeve të adhuruesve që ajo të vijë me diçka, Adelina ka preferuar të qëndroj larg projekteve, shkruan Kosovarja.

Ajo, në skenën muzikore ka qenë e pranishme si anëtare e grupit “Zanat”.

Moneytizer Paragrafi 4

Thaçi ka folur në “Kosovare” për kohën e pandemisë dhe ndryshimin e rrjedhës së jetës.

 

“Po dal shumë pak, edhe atëherë kur po dal për të blerë bukë ose diçka të ngjashme, sikur po më merren mendtë”, ka thënë me të qeshur, duke shtuar se megjithatë mbetet tejet e angazhuar me studentët dhe nxënësit e saj, të cilëve po u ligjëron online. “Po mbajmë mësim online dhe nuk po e humbim asnjë orë. Gjithashtu angazhimi rreth punëve të shtëpisë, familjes është i madh. Po më duket sikur në këtë kohë më janë shtuar punët. Po punoj “full time””, ka thënë këngëtarja e cila është nënë e dy vajzave.

Adelina ka shtuar se është koha që njerëzit të bëhen real, të vërtet dhe të mos jetojnë me ëndrra e iluzione, ti harrojnë lukset, çantat e shtrenjta e pozat, e ta jetojnë jetën modestisht, të vlerësojnë gjërat që vërtet kanë vlerë, si shëndeti dhe liria.

Thaçi, ka premtuar se pas pandemisë do të rikthehet me një projekt muzikor, ndërkohë i ka lutur të gjithë të kenë kujdes./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]