Sipas burimeve të Gazetës Express brenda strukturave të sigurisë së instituconeve të Republikës së Kosovës, deri më tani në veri të Kosovës janë vrarë 2 prej sulmuesve , të cilët të armatosur rëndë kanë kryer sot sulm ndaj Policisë së Kosovës duke lëndë të vrarë një polic dhe dy të tjerë të plagosur.
Trupi i një prej sulmuesve është në dorën e Policisë së Kosovës, derisa tjetri jo.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë mbi 30 të tillë.
Sulmuesit janë vendosur në Banjskë të Zveçanit dhe po shfrytëzojnë manastirin dhe objekte private për t’u fshehur dhe për t’i sulmuar Policinë e Kosovës.