Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

200 euro gjobë për ata që ecin me rroba plazhi në rrugët e Budvës

nga Revista Kosovarja

Sipas vendimit të ri për rendin komunal, i cili u miratua në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Budvës në fund të muajit prill, ndalohet ecja me rroba plazhi në zonën e qytetit të vjetër dhe në rrugët e qytetit, përveç në zonën e plazhit.

Mbi artikull

Sipas këtij vendimi, shkelësit do të gjobiten me 200 euro, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Ndalimi, i cili ka hyrë në fuqi, më hollësisht trajtohet në paragrafin 8 të nenit 39 të vendimit, i cili i referohet mbrojtjes së hapësirave publike dhe në tekstin e tij ka një kapitull të veçantë në të cilin janë paraqitur gjobat.

Vendimi ka hyrë në fuqi me publikimin në “Gazetën zyrtare” të Malit të Zi

Moneytizer Paragrafi 4

Gjobat janë më rigoroze krahasuar me sanksionet e parashikuara në vendimin e mëparshëm. Inspektorati komunal dhe policia e Budvës janë përgjegjëse për respektimin e kësaj dispozite.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]