Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

226 raste të reja me koronavirus në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit janë konfirmuar 226 raste të reja me COVID 19, raporton Gazeta Express.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.”thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2953084884819496

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]