Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

23 punonjës shëndetësorë të Anesteziologjisë në izolim

nga Revista Kosovarja

23 punonjës shëndetësorë të Klinikës së Anesteziologjisë janë vetizoluar. Kjo pasi ata kishin pasur kontakt me pacienten e shtruar në Mjekimin Intensiv të QKUK’së e cila ka rezultuar pozitive në testimet për koronavirus.

Mbi artikull

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka treguar për Gazetën Express se stafi mjekësor i Anesteziologjisë është vetizoluar me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Një paciente e shtruar në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ka rezultuar ditën e diele pozitiv në SARS-COV-2. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërrimi i ditës së diele i Klinikës së Anesteziologjisë dhe ndërrimi i ditës së shtune, i kësaj klinike: 5 mjekë, 14 infermierë, 2 higjienistë dhe 2 bartës, janë futur në vetizolim, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”, ka thënë Hoti.

Hoti shtoi se punonjësit shëndetësorë do të testohen të enjten.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai po ashtu theksoi se shërbimi mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv do të vazhdojë.

Të njëjtëve, do t’u bëhen testet gjatë javës për SARS-COV-2, derisa pacientja, të dielën është shtruar për “Mjekim në Klinikën Infektive. Shërbimi mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv, vazhdon, pasi që menaxhmenti aty ka riorganizuar ekipiet e tjera me qëllim që shërbimi të mos mbetet pa personelin e nevojshëm për ofrim të shërbimeve mjekësore për pacientët”, deklaroi Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]