fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

23-vjeçarja masakron bashkë me kosovarin sozinë e saj që e gjeti në Instagram

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Një gjermane 23-vjeçe me prejardhje nga Iraku, kishte kërkuar në Instagram sozinë e saj, përkatësisht gruan që i ngjante aq shumë, e me ndihmën e një miku e mbyti për të inskenuar vdekjen e saj, thonë prokurorët në Bavari, raporton The Guardian.

Kur trupi i mbuluar me gjak i një gruaje të re u gjet në gusht në një “Mercedes” të parkuar në Ingolstadt, në jug të Gjermanisë, viktima fillimisht u identifikua si Sharaban K., një estetiste 23-vjeçare nga Mynihu me origjinë irakiane.

Edhe pse disa anëtarë të familjes së sa Sharaban K. identifikuan kufomën, autopsia e kryer të nesërmen vuri në dyshim identitetin e vërtetë të viktimës.

Viktima në fund u identifikua si Khadidja O., një blogere algjeriane nga Heilbronn në Baden Wurttemberg, që gjithashtu ishte 23 vjeçe.

Të dyja kanë flokë të gjata të zeza të drejta, ngjyrë të ngjashme të fytyrës, dhe me grim të dyja duken jashtëzakonisht të ngjashme, tha policia, duke bërë që mediat gjermane ta quajnë rastin një “vrasje të dyfishtë”.

Së bashku me kosovarin 23 vjeç, Sheqir K., Sharaban K. u ndalua në Bavari më 19 gusht 2022, megjithëse autoritetet nuk spekuluan publikisht për një motiv deri këtë javë.

Viktimat dhe të akuzuarit përmenden me emra dhe iniciale, gjë që është e zakonshme në sistemin ligjor gjerman.

“Hetimi na çoi në supozimin se e akuzuara donte të fshihej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare, dhe në atë kuptim të inskenonte vdekjen e saj”, tha Veronika Grieser nga Prokuroria e Shtetit në Ingolstadt të hënën.

Policia thotë se Sharaban K., e cila operonte në rrjetet sociale me një numër emrash, kontaktoi disa gra që i ngjanin asaj, e kjo ndodhi një javë para vrasjes.

“Ajo u përpoq të organizonte takime me premtime të ndryshme, gjë që fillimisht ishte e pasuksesshme”, tha Grieser.

Por Khadidja O. pranoi të takonte Sharaban, pasi kjo e fundit e joshi duke i ofruar kozmetikë, shkruan Süddeutsche Zeitung.

Ajo dyshohet se është marrë nga banesa e saj ditën e vrasjes nga Sheqir K. dhe Sharaban K. Në pjesën e pyllit midis Heilbronn dhe Ingolstadt, dy të pandehurit dyshohet se kanë shpikur arsyen për ta nxjerrë gruan algjeriane nga makina, pastaj e rrahën për vdekje.

“Arma me të cilën është kryer krimi nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha zëdhënësi i policisë Andreas Aichele për tabloidin Bild.

“Viktima është vrarë me më shumë se 50 plagë me thikë, fytyrën e ka të shpërfytyruar plotësisht”, shtoi ai.

Prokurorët pretendojnë se pas vrasjes, dyshja e vendosën trupin e viktimës në sedilen e pasme të një “Mercedesi” dhe u nisën për në Ingolstadt.

Ata e parkuan veturën në një zonë të qetë banimi përgjatë brigjeve të Danubit, ku u gjet nga prindërit e Sharaban K. pak para mesnatës së 16 gushtit 2022.

“Edhe pse hetimet janë duke vazhduar dhe disa dëshmitarë ende duhet të merren në pyetje, urdhër-arrestet për Sheqir K. dhe Sharaban K. u lëshuan më 26 dhe 27 janar”, tha një zëdhënës i prokurorëve në Ingolstadt. Të dy mund të dënohen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

“Ju nuk keni një rast të tillë çdo ditë, veçanërisht me një kthesë kaq spektakolare”, tha Aichele për Bild.

“Në ditën kur gjetëm trupin, nuk kishte asgjë që mund të na kishte përgatitur për këtë kthesë të ngjarjeve”, shtoi Aichele.


Etiketa: GjermaniVrasjeKrim

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

​Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

1 orë më parë
Aktuale

Çitaku e sheh të domosdoshme largimin e kësaj Qeverie: Është pa adresë, pa vizion e pa ambicje

2 orë më parë
Aktuale

Kreu i Komunës së Preshevës: Albin Kurti ‘non grata’ nga SHBA, s’është bërë zyrtare

4 orë më parë
Aktuale

Policia futet shtëpinë e barit, shqiptari në Angli fshihet mbi çati

4 orë më parë
Aktuale

iOS 16.4 vjen me emoji të rinj

6 orë më parë
Aktuale

Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci, flet krahas Macron, Scholz e Sunak

7 orë më parë
Postimi tjetër

Tri ditët më të lumtura në muajin shkurt: Këto shenja të zodiakut presin ndryshimet më të mëdha pozitive

Ambasada amerikane deklarohet për takimin e sotëm në lidhje me Asociacionin

Lëngu i boronicës nxit trurin te të moshuarit

TË FUNDIT

Blero i zhgënjyer me Përfaqësuesen e Kosovës: Nuk ua patëm borxh të na i bëni fëmijët të qajnë

21 minuta më parë

Kosova nuk e ka nisur mbarë rrugëtimin për në Euro 2024 që mbahet në Gjermani. Fillimisht, Dardanët barazuan në udhëtim...

Plaçkitet shtëpia e Rihannes

37 minuta më parë

Shtëpia e Rihanna-s në Los Angeles duket se është vendi më i pasigurt tani për tani. Së fundmi makina e...

Shkencëtarët zbulojnë një vrimë të zezë 30 miliardë herë më të madhe se Dielli

52 minuta më parë

Një vrimë e zezë ultramasive rreth 30 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit është zbuluar nga astronomët...

Olta Gixhari për Luizin: Është kafshë, njeri i keq, do e vë me shpatulla pas murit

1 orë më parë

Pas 90+ ditësh bashkëjetimi, dy banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania” kanë vendosur të...

“Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita

1 orë më parë

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, gazetari Bledi Mane “u martua” me Nita Latifin. Në shtëpi u...

​Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

1 orë më parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka dhuruar sot vullnetarisht gjak në Qendren e...

MË TË LEXUARAT

Ja çfarë thotë Artani për Stresin në Tik Tok

Në kohën e syfyrit, Shqipëria u godit nga një termet

Të sëmurët kronikë të mos agjërojnë

Rezultatet se kë votuan shqiptarët për të larguar nga BBVA : Kiarën apo Oltën?

Para Eurovizionit, Albina Kelmendi përlotet nga surpriza e bashkëshortit

Këto janë tri shqiptaret në “Germany’s Next Top Model”

Ronaldo nuk është materialist, i kam dhuruar tri automjete: Georgina shënjestër e kritikave

Qau kur mësoi vdekjen e tij: Si e njohu Luizi -Palin që u vra në “Top Channel”?

Këta janë tre banorët që shkuan në nominim në BBVA

5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por s’ua thotë askush

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist