Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

23-vjeçarja nga Drenasi vdes 48 orë pas vaksinimit antiCOVID

nga Revista Kosovarja

Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, por familjarët e saj thonë se vdekja ndodhi tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Mbi artikull

Familjari i 23 vjeçares, Haxhi Xhemajli, në rrjetet sociale ka shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thotë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

“U detyrove të vaksionohesh që të qendërosh në vëndin e punës. Ajo vaksinë pas 48 ore të shkaktoi vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë”, shkroi ai.

Media ka kontaktuar me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të sqaruar informatat rreth arsyes se pse vajza nga Drenasi ka vdekur tri ditë pasi është vaksinuar dhe se a ka pasur paraprakisht ndonjë informatë shëndetësore për pacienten.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga kjo Qendër kanë deklaruar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]