fbpx

24 vjet nga rënia heroike e mjekut Lec Gradica

nga Revista Kosovarja

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e themeluesit të Spitalit të Parë Ushtarak në Brigadën 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mjekun Lec Gradica.

Gradica, odën e shtëpisë e shndërroi në spital, ku nga fshati Gradicë i Drenasit mjekojë shumë ushtarë të UÇK-ës e civilë në kohë lufte.

Meqenëse kërkesa për ndihmë ishte madhe, mjeku tashmë i ndjerë shfrytëzojë edhe shkollën e fshatit për mjekimin e të plagosurve, përcjell Klankosova.tv.

Leci u lind më 27 maj të vitit 1954 në Gradicë të komunës së Drenasit, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërkaq shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.

Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979, po ashtu si student i dalluar, vazhdoi studimet post diplomike duke specializuar Mjekësin e Përgjithshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]