Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

249 raste të reja me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 249 raste të reja me koronavirus. Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19.Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe mëtej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.

Moneytizer Paragrafi 4

Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave. Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndersa kujdesi duhet të rritet.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19.

Bashkë ia dalim!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]