Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

250 mjekë do të nisen sot drejt Shqipërisë për t’u vaksinuar

nga Revista Kosovarja

Sot, 250 punëtor shëndetësor nga Kosova do marrin rrugën për në Shqipëri.

Mbi artikull

E arsyeja e këtij rrugëtim është se do të vaksinohen me vaksinat anti-COVID-19.

Nisja e tyre do të bëhet në ora 11:00 nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e rrugëtimin do ta bëjnë me vetura private por lokacioni nuk dihet ende.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Moneytizer Paragrafi 4

“Një pjesë e mjekëve niset nga QKUK me vetura private në ora 11:00. Unë jam atje por lokacionin nuk e dijë ende”, ka thënë Syla.

Kujtojm se se delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, dje kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për çështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]