fbpx

27 pacientë në gjendje të rëndë nga Covid-19 në Spitalin e Pejës

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë shëruar 12 pacientë, ndërsa në tërësi janë duke u trajtuar 145 të tjerë.

Siç njoftohet nga ky spital në respirator janë 4 pacientë, ndërsa në oksigjeno terapi janë 93 pacientë.

E prej tyre 27 janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnja 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,383 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]