Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

27-vjeçarja në Prishtinë rrah brutalisht prindërit dhe motrën

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë është raportuar edhe gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku një 27-vjeçare ka rrahur prindërit dhe motrën

Mbi artikull

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktimat, prindërit e të dyshuarës e kanë denoncuar vajzën e tyre në Polici, për dhunën që ka ushtruar ndaj tyre.

Konflikti verbal mes tyre dyshohet se eskaloi deri në atë pikë sa vajza i ka rrahur brutalisht prindërit e motrën e saj 22-vjeçare.

Për motive ende të panjohura, e dyshuara i ka goditur ata me grushte, duke i kapur edhe për fyti dhe për pasojë iu ka shkaktuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në spital.

Moneytizer Paragrafi 4

Përballë kësaj situate, familja nga Prishtina ka vendosur që ta njoftojë Policinë, me ç’rast një njësi policore e ka arrestuar dhe shoqëruar të dyshuarën në stacion policor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]