Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

28 vjeçari i raportuar si i zhdukur, dyshohet të jetë kidnapuar

nga Revista Kosovarja

Një 28 vjeçar nga fshati Rud i Komunës së Malishevës është raportuar të jetë zhdukur.

Mbi artikull

Familjarët e Jetmir Rudit, deklaruan se ai është larguar nga shtëpia dje rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

Por lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se dyshohet se 28 vjeçari nga Malishevë është kidnapuar.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha se familjarët kanë pranuar një fotografi të një personi i cili ishte lidhur me litar, por që nuk dihet vendi dhe koha e realizimit të fotografisë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ju njoftojmë se sot me datë 22.11.2020 rreth orës 09:00 në Stacionin Policor – Malishevë, ka ardhur familjari i personit të zhdukur dhe i cili njoftoi se dje me datë 21.11.2020 rreth orës 17:00 vellau i tij J.Sh.R, lindur me 1993. Ai kishte dalë nga shtëpia në fshatin Rud, dhe që nga ajo kohë edhe pas kërkimit tek të afermit e tyre nuk kanë mundur të kontaktojnë me të. Patrullat Policore nga Stacionit Policor Malishevë dhe disa bashkëfshatar janë kërkim të tij. Sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim (familjaret kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me një litar, edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos. Pritet të angazhohet dhe Njsia K-9 në kërkim të të zhdukurit”, tha ai./Lajmi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]