Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

28 vjet pas, Lulja rikrijon këngën e pavdekshme të motrave për refugjatët

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Lule Mustafa, ka sjellë një projekt të ri muzikor që mbart një ngarkesë të madhe emocionale dhe historike.

Mbi artikull

Ajo ka vendosur të rikrijojë një nga këngët më domethënëse të repertorit familjar, atë kushtuar refugjatëve, duke zgjuar nostalgji dhe emocione të forta te mbarë publiku.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, motra e vogël e Motrave Mustafa ka ndarë detaje rreth këtij realizimi. Ajo tregoi se kjo këngë është kënduar fillimisht nga motrat e saj para 28 vitesh, në një periudhë mjaft të vështirë për popullin tonë, kohë e cila mbetet e pashlyeshme në kujtesën e secilit.

Lulja u shpreh se këtë version të ri e sjell me një respekt të veçantë për të gjitha kujtimet, sakrificat dhe historinë që ky projekt mbart me vete. Sipas saj, kënga vjen si një dëshmi e gjallë dhe një kujtesë për të gjithë ata që i përjetuan ato ditë të rënda në të kaluarën.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky projekt, i cili është mirëpritur menjëherë nga adhuruesit e muzikës së tyre, shërben si një nderim i madh për të gjithë refugjatët.

@lule.mustafa Kenga e Refugjatve 💔 @RGB Entertainment Studio ♬ original sound – Lule Mustafa

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]