Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se me mandatimin e Dritan Abazoviqit për të formuar qeverinë në Mal të Zi, së shpejti do t’i kemi 3 kryeministra shqiptar në Ballkan. Diçka, sipas tij, e pa imagjinueshme para 20 viteve.
“Orientimi properëndimor i shqiptarëve, filluar në 1989 nga LDK e udhëhequr nga Rugova, shënon kthesën e madhe të historisë sonë, pozicionimit tonë gjeostrategjik dhe, si rezultat, zhvillimit tonë pozitiv me hapa gjigant”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Mustafës:
Me mandatimin e Dritan Abazoviçit për të formuar qeverinë në Mal të Zi, së shpejti do të kemi 3 kryeministra shqiptar në Ballkan. Diçka e pa imagjinueshme para 20 viteve.
Orientimi properëndimor i shqiptarëve, filluar në 1989 nga LDK e udhëhequr nga Rugova, shënon kthesën e madhe të historisë sonë, pozicionimit tonë gjeostrategjik dhe, si rezultat, zhvillimit tonë pozitiv me hapa gjigant.
Mos të ketë kurrë asnjë shqiptar dyshime se orentimi dhe miqësia jonë euroatlantike janë i vetmi opcion i mirë për ne.